Ndocaj indinjohet nga biznesmeni
i 'fuqOshëm', kapelja ende në shitje

Ndocaj indinjohet nga biznesmeni<br />i 'fuqOshëm', kapelja ende në shitje
Kapelja që deputeti kaubojs nxorri në shitje për t'i ardhur në ndihmë vogëlushit të sëmurë Kristi Maze, ende nuk ka një pronar. Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë tha se ishte gënjyer nga një biznemen, i cili i kishte thënë se do ta blente kapelen për 200 mijë dollarë, pasi në të vërtetë i ka ofruar vetëm 5 mijë lek të reja. "Kaubojsi", siç të gjithë e njohin prej kapeles së tij, thotë se nuk mund të pranonte këtë shifër, duke ditur mundësitë reale që biznesmeni kish, Ndocaj ka vendosur ta refuzojë këtë ofertë.

Lapsuset në statusin që Ndocaj ka shkruar në Facebook janë të shumta, ndoshta nga emocionet dhe indinjata që ka shkaktuar veprimi i biznesmenit "dorështrënguar". Fajin me siguri e ka stafi të cilët po bëjnë "PR" e deputetit, pasi në fund të statusit shkruhet - "Nga stafi".

Madje deputeti ndihet i ofenduar duke e cilësuar një veprim të turpshëm. Statusi përfundon duke e lënë të hapur ofertën për 2000 dollar që do të shkojnë për shërimin e Kristi Mane. 

Statusi i plotë i Ndocajt
Kapelja nuk eshte shitur e eshte akoma ne shitje

Mbreme nje biznemen shume i fuqoshem na more ne telefon duke na thene, se kapelen e blinte ai dhe sot do te bente pagesen.  Eshte per te ardhur keq qe keta njerez luajne me fatin e nje femije qe kerkon shprese nga secili nga ne.  Sot, biznesmenin na tha se kishte qene thjeshte shaka dhe skishte mundesi ta blinte kapelen dhe ne menyre te turpshme deshi te na jepte 5 mije leke te reja. Duke ditur m u ndesite reale qe ai ka per te kontribuar ne i refuzuam ato 5 mije leke te reja. Kapelja eshte akoma ne shitje dhe cmimi fillestar eshte 2000 dollar. Leket do te shkojne per sherimin e Kristi Mazen. Stafi

Redaksia onlne
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal