Ndocaj ironizon Dakon: Durrësi
si Florida, është për t’u patur zili

Ndocaj ironizon Dakon: Durrësi<br />si Florida, është për t’u patur zili
Deputeti socialist i Lezhës Eduart Ndocaj, është “frymëzuar”, këtë mëngjes nga zhvillimi dhe plani urbanistik i qytetit të Durrësit, që siç shkruan ai “ e ka zili edhe Florida”.

Ndocaj ka zgjedhur të nis ditën e tij të punës pikërisht në Durrës, duke ironizuar përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, investimet e kryera nga kryebashkiaku i qytetit bregdetar Vangjush Dako. Sipas “Kaubojsit”, Durrësi është për t’u patur zili”.

“Durrësi është për t’u pasur zili, palma të thata, depozita afër detit, gropa me ujë gjithashtu edhe pa ujë. Në këtë zhvillim edhe Ushtarit të Panjohur i duket vetja demode dhe nga dita në ditë pritet të largohet tek "armiqtë" gjermanë për azil politik,” shkruan Kaubojsi duke e shoqëruar postimin e tij edhe me disa fotografi.

ndocaj ne durres

durres

Dhe pasi është frymëzuar nga zhvillimi i Durrësi, deputeti socialist ka nisur punën për organizimin e axhendës së tij për ta bërë "Milanon si Durrësi dhe Romën si Tirana”.

ndocaj

Ndocaj ironizon me krybashkikuan Vangjush Dako, duke kujtuar ndërhyrjen e këtij të fundit në Kongresin e Partisë Socialiste për Ben Blushin, “ a thua se i kishte mbaruar punët e Durrësit dhe e kishte bërë si Florida”.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'