Deputeti socialist, Eduart Ndocaj ka bërë publik dje një mesazh telefonik të mbërritur në telefonin e tij më datë 6 shkurt. Sipas Ndocajt, bëhet fjalë për një kërcënim ku prefekti i Lezhës Altin Jaku i shkruan: “Të prek aty ku ti nuk ke shpëtim”. Ndocaj ka qenë edhe më parë kritik me prefektin Jaku, ndërsa këtë herë deputeti kërkon masë disiplinore për zyrtarin e lartë nga Partia Socialiste. Ai shprehet mesazhi në fjalë përbën ofeze dhe kërcënim me jetë për atë.