Kështu është shprehur nga Mirdita kandidati i vetëshpallur për kreun e Partisë Socialiste Eduart Ndocaj.
Sipas tij gara në Partinë Socialiste duhet të jetë transparente dhe secili anëtar i kësaj force politike duhet të shpreh vullnetin me vote.
“Absolutisht nuk është deklaruar se brenda PS do ketë garë është një ide e disa individëve brenda PS dhe mendoj se PS duke qenë se është një ndër partitë më të mëdhaja në vend dhe më demokratike patjetër se me 19 mars do jetë një garë dhe garë korrekte. Nuk mendoj se ka frikë se është kryeministri i Shqipërisë dhe ai duhet të përballet me këtë garë sepse është demokratike dhe nuk mund të zgjidhen në rang kombëtar gjithë kryetarët dhe mos të zgjidhet krytari i ri kryesor i PS. Mos të ketë garë pra është e pakonceptueshme," shprehet ai.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)