Ndocaj:Si i ndan lekët politika,
biseda me Ramën para Kuvendit

Ndocaj:Si i ndan lekët politika,<br />biseda me Ramën para Kuvendit<br>
Ish-deputeti ka zbuluar në emisionin ‘Rreze Dielli’, në Report Tv, një bisedë me kryeministrin para Parlamentit, teksa ky i fundit i ka thënë se politika është e vështirë. ‘Kaubojsi’ i është përgjigjur flakë për flakë kryeministrin, duke i thënë se kur ja ka dalë ai, do ja dalë dhe vetë, teksa i thotë se është më i mirë të paktën në aspektin njerëzor.

Rama: Si je z.Ndocaj? E vështirë politika.

Ndocaj: Z.kryeministër kur ja keni dalë ju, do ja dal edhe unë, sepse mendoj se jam më i mirë se ti, të paktën në aspektin njerëzor. Rama iku dhe u kthye prapë e më tha:

Rama: Eduart, i ashpër në komunikim.

Ndocaj: Jo kryeministër, por a mund ta bëjmë një fotografi bashkë?

Rama: Pse?

Ndocaj: Se mund të jetë e fundit.

Rama: Pse?

Ndocaj: Se do jem kundërshtar ... Të flasësh para atyre deputetëve është turp, vetëm shajnë e akuzojnë njëri-tjetrin, nuk merren fare me popullin. Aty është emocionuese të flasës, pasi po flet para popullit. Politikanët i ndajnë lekët bashkë, ndaj ja dinë mjaft mirë njëri-tjetrit, janë ortakë. Tepsinë e ka Rama, kurse lakrorin e ndajnë të gjithin për vete.

Më tej, ish-deputeti Eduart Ndocaj ka folur për takimin me kryeministrin Edi Rama në Milano, duke thënë se ai është bukëshkelur, pasi mashtroi shqiptarët jashtë, por edhe të gjithë shqiptarët në Shqipëri, me programin e tij që nuk u zbatua.

“Jam takuar me Ramën në Milano, pas është bërë kryeministër. Ne i bëmë mikpritje në Milano këtij kryeministri bukëshkelur, se ne i dhamë një mbështetje të madhe, por na mashtroi. Mashtroi krejt qytetarët shqiptarë, sepse programi i tij nuk u zbatua në asnjë cep të vendit. S’kam pasur asnjëherë marrëdhënie të mira me të, kemi qenë gjithmonë kokë më kokë me të. Unë e përdora mandatin aty ku mendova se ishte e drejtë për qytetarët, duke votuar kundër në disa momente, siç ishte buxheti i 2017”, deklaroi Ndocaj. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato