Deputeti më i ri i parlamentit shqiptar, Eduart Ndocaj kërkon shkarkimin e prefektit të Lezhës Altin Jaku. Sipas Ndocajt prefekti i ka shkelur kushtetutën duke shpërfillur ditën e shpalljes së pavarsisë. Në një reagim për mediat Ndocaj tha se asnjë përfaqsues i prefektures nuk mori pjesë në ngritjen e flamurit.

"Arsyeja është mosnjohja e Kushtetutës dhe mos rrespektimi i Ditës së pavarsisë nga institucione si prefektura. Duke qenë si ky nuk është as prefekti i Lezhës por një sekretar i këtij institucioni, kam përshtypjen që është në vendin e gabuar dhe duke mos njohur ligjet dhe Kushtetutën duhet të largohet një ditë e më parë."-tha Ndocaj

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)