Ndocaj vizitë në Kishë, çfarë
mëkati rrëfeu deputeti kontrovers?

Ndocaj vizitë në Kishë, çfarë<br />mëkati rrëfeu deputeti kontrovers?
Eduart Nocaj, i njohur si deputeti “kaubojs”, ka vizituar sot Berlinin, ku ka pasur disa takime. Ai është takuar me ish senatorin e SHBA-së dhe kryetarin e Liges Qytetare Amerikane shk. Dio Guardi. Ndocaj ka mbajtur edhe një leksion të hapur me studentët shqiptarë që studiojnë në Gjermani.
 
Si gjithnjë, edhe në këtë takim nuk ka harruar që të vendos kapelën e tij prej kaubojsi, me të cilën është bërë i njohur.
 
Ndocaj ka vizituar edhe një kishë në Berlin, ku nuk dihet nëse ka pasur ndonjë mëkat për të rrëfyer apo është i apasionuar pas objekteve të kultit.
 
“Kjo vizitë i paraprinë vizitës që do të bej në SHBA në muajin prill’, shprehet Ndocaj.
 
Interesante është që edhe Rama do të jetë në SHBA në muajin prill për një vizitë zyrtare. 

Siç duket, përveç sfidës që i bëri Ndocaj për kryetar partie Ramës, ai po i bën konkurrencë edhe në SHBA. 

Redaksia Online
(l.q/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr