Ndocaj zemërgjerë, i dhuron Ramës
dhe Metës kapele "Al Kapone"

Ndocaj zemërgjerë, i dhuron Ramës<br />dhe Metës kapele
Deputeti “kaubojs”, Eduart Ndocaj duket se ka synim që të ‘transformojë në kaubojsa’ edhe kryeministrin Edi Rama, si dhe kryeparlamentarin Ilir Meta.
 
Ndocaj i ka bërë nga një dhuratë të dyve, kapele kaubojsash me emrat e tyre ‘gdhendur’ në to, si dhe logot e LSI dhe Rilindjes.

kapele Rama Meta
 
“Metës dëshiron t'ja dhurojë me rastin e 47-vjetorit e Ramës me rastin e fitores absolute në referendum”, shkruhet në faqen në Facebook të Ndocajt.

Ndërsa, në një video të bërë publike përmes rrjetit social, ai shprehet se kapelet janë bërë me "materiale të çmuara, me qime lepuri". Kaplet janë të kushtueshme, shprehet Ndocaj, por “nuk po e them çmimin, sepse na kritikon Berisha”.
 
Deputeti i Qarkut të Lezhës ka thënë më parë publikisht se do t’u dhurojë Ramës dhe Metës nga një kapele. “Siç e shikoni, Ndocaj është lider që e mban fjalën”, shkruhet në statusin që shoqëron postimin, në faqen zyrtare në Facebook të deputetit socialist.

Sipas prodhuesve të dhuratave, kapelet janë të modelit "Al kapone". 

Emri "Al Kapone" është përdorur disa ditë më parë nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, si krahasim me zyrtarët e korruptuar të paprekshëm nga ligji. Edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha sot se Edi Rama "është një Al Kapone i ulur në karrigen e kryeministrit".

kapele Rama Meta 2

 

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki