TIRANË- Një mrekulli ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, ku një i moshuar ka shpëtuar falë tendës mbrojtëse të një lokali poshtë banesës së tij.
Në videot e ardhura në redaksinë e Report Tv, shihet qartë që i moshuari është mirë dhe ka rënë sipër tendës. Ai është i vetëdijshëm dhe lëviz sipër tendës.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca të cilët kanë marrë të moshuarin për t'i dhënë ndihmën mjekësore. Sipas dëshmitarëve që kanë sjellë videon pranë redaksisë së Shqiptarja.com, i moshuari ka rënë nga kati i 9-të.
Komento