Një restorant në Itali i ka gatuar makaronat në mënyrë aspak të zakontë për klientët e saj. Videoja ka marrë shumë klikime në rrjetet sociale pas publikimit.

Kuzhinierët kanë marrë një betoniere dhe aty kanë gatuar makaronat më pas i kanë hedhur në një karrocë për ti transportuar për drejtë tavolinës. Klientët që ishin të pranishëm, nuk janë shqetësuar aspak, por kanë buzëqeshur dhe vështronin me kureshtje të gjithë ngjarjen. Kamerierët i nxjerrin makaronat me lopatë, dhe më pas i shpërndajnë me mistrinë që përdoret për suvatime nga ndërtuesit.

Restoranti ishte i mbushur me njerëz dhe shumica kanë preferuar të shkrepin foto dhe të festojnë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com