Ndodh në Tiranë/ Efektivja e policisë bën gjestin human, ndalet në rrugë dhe ndihmon të moshuarën (VIDEO)

TIRANË- Mund të na ketë ndodhur që policia  të krijojë gjithmonë atë idenë e 'gjobova' , 'ndalimeve', apo rreptësisë, që në fakt bëhet për të mirën tonë, por një rast krejt i veçantë është filmuar ditën e sotme në kryeqytet. Në redaksinë  e Shqiptarja.com ka mbërritur videoja e filmuar nga qytetarët ku shikohet një efektive e komisariatit nr.4 teksa ndihmon një nënë të moshuar që në fakt mezi ecën.

Në video duket qartë momenti kur efektivja kap nga krahu të moshuarën dhe u bën me shenjë makinave të tjera që të ndalojnë teksa së bashku me të kalon në anën tjetër të rrugës. Pavarësisht se e moshuara ecte me ngadalë, efektivja me durim nuk ia heq për asnjë moment dorën duke e ndihmuar deri në fund të rrugës. Ky gjest human u ka bërë shumë përshtypje kalimtarëve të rastit të cilët kanë zgjedhur edhe ta filmojnë.

Gjesti i policisë shkon më së miri me moton 'policia që duam'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 05/09/2019 11:31

    Bravo polices edhe aty kalo prap megjithe ate plaken e jo ke vizat perkatese se keshtu edukohen mire edhe me te vegjlit!!!

    Përgjigju
  • lola: 05/09/2019 09:45

    po kjo mire po kto gjestet negative te policeve apo s ka problem hajt se flasim

    Përgjigju
  • vera: 04/09/2019 17:44

    BRAVO,,

    Përgjigju
  • Paolo: 04/09/2019 17:01

    Asgje me shume se detyra humane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë