Ndodh për herë të parë,kapet për
shkelje Komisioneri i Vetting-ut 

Ndodh për herë të parë,kapet për<br />shkelje Komisioneri i Vetting-ut <br>
Kolegji i Apelimit ka nisur një procedim disiplinor ndaj Komisionerit Publik, Heral Saraçi, me kërkesë të vazhduesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të monitorimit, pasi akuzohet për shkelje.

Kjo është hera e parë që një nga njerëzit e organeve të Vetting-ut procedohet nga vetë institucionet e Vetting-ut për shkelje.

Njoftimi i plotë:
Ditën e hënë në datë 5 mars 2018 ora 12.00 do të zhvillohet seanca dëgjimore për shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj Komisionerit Publik, Heral Saraçi. Ky procedim disiplinor ka filluar me kërkesë të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Lidhur me këtë procedim disiplinor, gjyqtarja Natasha Mulaj ka depozituar në datë 26 shkurt 2018, për shqyrtim pranë Komisionit Disiplinor, Raportin mbi rezultatet e hetimit për shkelje disiplinore.

Komisioni Disiplinor përbëhet nga:

1. Sokol Çomo, Gjyqtar (Kryesues)

2. Albana Shtylla, Gjyqtare (Anëtare)

3. Ardian Hajdari, Gjyqtar (Anëtar)

Bazuar në nenin 17, pika 6 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” Komisioni Disiplinor, brenda 15 ditëve nga data e marrjes së Raportit mbi rezultatet e hetimit, e cila është data 26 shkurt 2018, duhet të marrë një vendim përfundimtar.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj