TURQI- Ndodh sërish! Një vajzë e vogël i ka testuar durimin presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, pasi ditën e djeshme, në hapjen e një parku të ri publik ka prerë shiritin në vend të tij, shumë përpara kohës së përcaktuar.
Megjithëse presidenti turk, e paralajmëroi disa herë vajzën e vogël dhe disa zyrtar u munduar t’i merrnin gërshërën apo t’i hiqnin shiritin, ajo e preu sërish, dhe këtë herë gjatë ceremonisë.
Erdogan duhet të ishte mësuar tashmë me prerjen e shiritave nga fëmijët e vegjël, pasi kjo nuk është hera e parë që i ndodh. Jo më larg se një muaj më parë gjatë, një djalë i vogël ishte ai që preu shiritin në një inaugurim.
Këto momente janë bërë virale dhe kanë shkaktuar “valë” të qeshurash në rrjet.