Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Maknor ku një 32-vjeçar ndërroi jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në banesën e 32-vjeçarit, i identifikuar me inicialet E.D.
Ndërkohë gjatë 24 orëve policia ka arrestuar një 57-vjeçar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Po ashtu, janë vënë në prangat e uniformave blu 2 shtetas pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.