Ndodhi shqiptare, ish-futbollisti: U dëmtua lojtari, shoferi i ambulancës ishte duke pirë kafe

Ndodhi shqiptare, ish-futbollisti: U dëmtua lojtari, shoferi i ambulancës ishte duke pirë kafe

Kastriot Rexha

Kastriot Rexha, ish-futbollisti i Superligë së Kosovës ka treguar një ndodhi sa për të qarë dhe për të qeshur, në kohën kur ishte në aktivitet. Në Tëvë 1, Rexha ka theksuar se ndërkohë që një futbollist u dëmtua dhe kërkohej transporti i tij për në spital, shoferi i ambulancës kishte kyçur mjetin dhe po pinte kafe.

"U dëmtua lojtari, shoferi i autoambulancës e kishte mbyllur makinën dhe kishte shkuar të pinte kafe”, tregon Rexha duke qeshur. 34-vjeçari u tërhoq nga futbolli i luajtur janarin e këtij viti, teksa ka luajtur me klube si Trepça, Vllaznia, Prishtina, Besa, Drita apo edhe Drenica.

Nuk është hera e parë që në futbollin e Kosovës por edhe atë të Shqipërisë vijnë histori të tilla qesharake. Kujtojmë se në disa raste ka pasur ambulanca që nuk ndizeshin, apo vonoheshin për të qenë në stadium, çka sjell nisjen me vonesë të lojës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen