Ndoj: Arkiva ka 1 milionë e
300 mijë dokumente osmane

Ndoj: Arkiva ka 1 milionë e<br />300 mijë dokumente osmane
TIRANE- Në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Gjet Ndoj, priti për një vizitë një delegacion nga Arkivi i Forcave të Armatosura të Republikës Turke të kryesuar nga Drejtori e Arkit të Forcave të Armatosura, Kolonel Kemal Elialtiglu. Gjithashtu i pranishëm në këtë takim ishte dhe z. Teki Kurti, Drejtor i Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura. Takimi pati si objekt bashkëpunimin midis dy institucioneve dhe shkëmbimin e dokumenteve me interes të përbashkët.

Delegacioni turk ka shprehur interesin për bashkëpunimin me AQSHSH për pasurinë e arkivave osmane që sipas drejtorit Gjet Ndoj i përkasin periudhave nga shekulli i 15-të deri në ditët tona. Gjet Ndoj i dha përgjigje palës turke se “Ccfarë janë dokumente ushtarake në arkivën e Shqipërisë do të na marrin kohë për t’u vlerësuar nga specialistët, sepse duhet edhe kosto për t’u përkthyer nga gjuha osmane.

Ju premtoj bashkëpunimin në dobi të arkivave të njëri-tjetrit tha drejtori i Arkivës së Shtetit Shqiptar duke iu referuar shteteve përkatëse. Pala turke tha se ka një gatishmëri të madhe nga arkivat turke për të bashkëpunuar, duke u shprehhur se në arkivat shqiptare turqit kanë në Shqipëri një pasuri të konsiderueshme. Ndërsa Gjet Ndoj tha se “Ka rreth 1 milion e 300 mijë dokumente osmane që posedon arkiva e Shtetit Shqiptar. Ndoj tha se këto janë arkiva të rëndësishme ku gjenden dokumente për personalitete poltike dhe Ushtarake të Perandorisë Osmane, fermanë etj.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës