Ndoka: Aleatët në tërheqje litari
Rama në gjunjë, Meta i djersitu

Ndoka: Aleatët në tërheqje litari<br />Rama në gjunjë, Meta i djersitu
Kreu demokristian ka komentuar me ironi marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.
 
Ndoka shkruan në Facebook, dy aleatët e koalicionit po i tërheqin litarin njëri-tjetrit.
 
Ai thotë se Rama ka rënë në gjunjë, ndërsa Meta është lodhur jo pak me kryeministrin. Ndonëse situatën brenda mazhorancës Ndoka e sheh gri dhe të tensionuar, ai nuk kursen vlerësimet për kreun demokrat, Basha.  
 
Postimi i Ndokës në Facebook:
"Rama-Meta, 'terheqje litari', si dy politikane qe presin te përfitojne nga gabimet e tjetrit!
 
Rama e ka terhequr Metën disa herë edhe drejt greminës, por gjithmonë me faulla, ndersa Meta si per çudi e ka terhequr fort, por paster dhe drejt institucioneve e ligjshmerisë.
Kete radhe, pas peshkut, terheqja ka qene deklarative, transparente dhe perfundimtare!
 
Meta tregoi, se është nje sportist qe politiken e ka kthyer ne 'art', ndersa Rama nje piktor qe politikën e ka kthyer në intrigë!
 
Terheqja vazhdon litari drejt keputjes, Rama në gjunjë, Meta i djersitur, Basha i stervitur dhe i fresket per garën e madhe sebashku me Opozitën e Bashkuar.
 
Nese kemi qeveri teknike brenda 10 ditëve, do kemi zgjedhje në Korrik, nese Rama vazhdon të qeverisë në 'gjunjë', do kemi zgjedhje ne Tetor, por pa shokun Edi kryeminister".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin