Ndoka: Basha fajtor që ika nga
PD, nuk e mban fjalën si Berisha

Ndoka: Basha fajtor që ika nga<br />PD, nuk e mban fjalën si Berisha
TIRANË - Nga kjo e enjte, Partia Demokristiane përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me dy deputetë, me kryetarin e kësaj force politike Nard Ndoka dhe me parlamentarin më të ri Eduard Ndocaj i cili sot bën betimin e deputetit. PDK u bë pjesë e mazhorancës falë një marrëveshje në zgjedhjet vendore të qershorit 2015, por duket se marrëdhëniet e Ndokës me dy aleatët më të mëdhenj të aleancës së majtë, kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Meta, janë të ”ftohta”.
 
I ftuar në Report TV zoti Ndoka tha se në zgjedhjet lokale u bë një marrëveshje e sforcuar dhe se është i ndërgjegjshëm për këtë fakt. “Unë kam qëndruar i ftohtë nuk kam kërkuar medeomos të jem pjesë e këtij koalicioni. Akoma nuk kemi arritur të kemi një marrëveshje të re bashkëqeverisjeje me PS”, - tha kreu demokristian.
 
Edhe pse pjesë e koalicionit qeverisës, Ndoka ka kritikat e tij ndaj kësaj mazhorance, e një ndër to është edhe ajo për ndryshimet në Kodin Penal për të luftuar informalitetin. Ndoka thotë se masat për të dënuar me burg biznesin që nuk lëshon kupon tatimor janë drastike dhe paralajmëron se nëse sot në kuvend nuk vendoset të miratohet një ligj me standarde evropiane, vota e PDK-së do të jetë kundër. “Do të jetë e pamundur të votojmë për një ligj që penalizon ekonominë shqiptare”, tha Ndoka.
 
Kreu i Partisë Demokrastiane thotë se bashkëpunimi që pati deri para zgjedhjeve vendore me ish-kryeministrin Berisha ka qenë korrekt. Ai bën fajtor për daljen nga radhët e aleancës së djathtë vetëm kryetarin e ri demokrat Lulzim Basha, i cili sipas tij ndryshon shumë me Berishën në “mbajtjen e fjalës”.

“Me Berishën unë kam bashkëpunuar gjatë, e njoh si personazh politik, kam pasur ulje ngritjet në marrëdhëniet institucionale, sepse në ato personale kam qenë të mira. Ne patëm një ftohje me zotin Basha, ramë dakord për disa gjëra në pushtetin lokal dhe Basha i tjetërsoi më tej. Ishte faji totalisht nga ana e Partisë Demokratike dhe zotit Basha. Të paktën kjo nuk ndodh asnjëherë me Berishën, bie dakord dhe ashtu vazhdon”, - tha Ndoka.

Në fokus të bisedës në studion e Report TV, zoti Ndoka vuri edhe marrëdhënien me deputetin më të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Eduard Ndocajn, i cili fitoi karrigen në Kuvend falë dorëheqjes së deputetit socialist të Lezhës Arben Ndokës. Për Ndokën, Ndocaj është një deputet ndryshe nga të tjerët, me stil të veçantë dhe me kauzën për të mbrojtur votën e emigrantëve. Ai rrëfen për takimin e parë me Ndocajn në Milano, kur as nuk e mendonte se një ditë do ta kishte koleg në Kuvendin e Shqipërisë. 

"Kam pasur kontakte të vazhdueshme me Ndocajn, mbi procedurat parlamentare që ndiqen, betimin. Edhe Ndocaj ka qenë deputetë i PS është në listat e saj dhe është produkt i asaj force politike. Është edhe vetë vendimi i Ndocajt të jetë pjesë e kësaj mazhorance përderisa dhe PDK është pjesë e saj, nuk ka problem sa i përket qëndrimit politik. Është tip ndryshe nga parlamentarët klasikë që jemi mësuar të shikojmë, është profesional në stilin e tij, nuk është rritur në Shqipëri është rritur jashtë vendit ku ka ndërtuar biznesin e tij të suksesshëm. Ka në vetvete kauzën e emigrantëve. Unë kam qenë në Milano përpara një viti dhe kam nënshkruar një marrëveshje për votën e emigrantëve, që të jenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë duke votuar në zgjedhje. Unë nuk kam pasur njohje më parë, njihem kohët e fundit. Është treguar korrekt në bashkëpunimin që patëm, dhe e aderuam në Partinë Demokristiane. Nuk kishte lidhje fare me parlamentin. Është tipi i tij, fjala kaubojs është e madhe, është cilësuar nga një kapele që ai ka dëshirë ta mbajë”, përfundoi Ndoka. 

Redaksia Online
(Greta Malaj/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës