Nard Ndoka me anë të një postimi në rrjetin e tij “Facebook”, ka thumbuar Lëvizjen Socialiste për Integrim pasi, sipas tij ajo nuk është një parti opozitare por presidenciale.

ndoka
(Postimi i Ndokës në Facebook)

Ky reagim nga ana e Ndokës, vjen në një kohë, kur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se LSI-do të jetë një forcë politike opozitare, ndërsa nga ana tjetër kjo forcë politike ka paralamëruar bashkimin e votave me PS në këshillin bashkiak të Tiranës për miratimin e rritjes së çmimit të ujit.  

Ndërsa nga ana tjetër, ish-kreu i LSI-së, dy dite më parë u betua dhe si President i ri i vendit, dhe Ndoka ironizon këtë forcë politike.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com