Ndoka-Kuvendit: Amnisti për
personat që ndërtuan pa leje

Ndoka-Kuvendit: Amnisti për<br />personat që ndërtuan pa leje
TIRANE- Deputeti demokrat Nard Ndoka, bashkë me kolegët e tij Kozma Dashi dhe Miranda Rira kanë propozuar në Kuvend një projektligj për disa ndryshime në ligjin për “Dhënien e Amnistisë”. Projektligji i paraqitur në Kuvend, ka parasysh kërkesën e tre deputetëve të Kuvendit për të dhënë amnisti për të gjithë ata që ndërtuan pa leje deri në prill të vitit 2014.

“Personat e dënuar me burgim për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm, parashikuar nga neni 199/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal, kur vepra penale është kryer jo më shumë se data 10 prill 2014”, thuhet në projektligjin e hartuar nga tre deputetët.

Edhe në nenin 5 të ligjit për dhënien e amnistisë, është shtuar “Amnistohen nga ndjekja penale të gjithë personat të cilët akuzohen se kanë kryer veprën penale të ndërtimit të paligjshëm parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, në rastet kur vepra penale në fjalë është kryer jo më vonë se data 10 Prill 2014. Ky propozim nga deputetët e Kuvendit, është bërë pas vendimit të qeverisë të miratuar edhe në Kuvend një vit më parë për shtrëngimin e masave për të gjithë ata që ndërtojnë pa leje.

Me propozim të kryeministrit Rama, personat që kanë ndërtuar pa leje nuk do të ndërshkohen më me masa administrative të shumave të ndryshme, por u kërkua që të ndërhyet në Kodin Penal për të aplikuar dënimet me burg. Ligji nr.9482, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", i ndryshuar i bënë një adresim të njëjtë ndërtimit të paligjshëm, pavarësisht nëse ai (ndërtimi) është bërë në tokë pronë e subjektit që ka bërë ndërtimin e paligjshëm, apo në tokë të tjetrit, apo në tokë publike.

Sipas këtij ligji pavarësisht se cili është pronari i tokës ku është bërë ndërtimi, subjekti që ka bërë ndërtimin e paligjshëm mundet ta legalizojë ndërtimin sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara nga ky ligj. Pronësia mbi tokën nuk është kriter përjashtues për të përfituar nga legalizimi i një ndërtimi të paligjshëm. Gjithë pjesa e atyre shtetasve që nuk janë proceduar edhe pse objektivisht kanë konsumuar veprën penale, janë potencialisht subjekt i ndjekjes penale dhe i dënimit penal edhe sot.

Ndaj edhe duke e argumentuar me këtë fakt, deputetët Ndoka, Dashi e Rira kanë vendosur ta parandalojnë këtë fenomen. “Në kushtet kur vetë shteti ka vendosur të legalizojë informalitetin dhe paligjshmërinë në ndërtime (sipas disa kritereve), si dhe në kushtet kur ky fenomen është masiv, nuk do të ishte me sens dhe e dobishme që të penalizoheshin personat që e kanë kryer këtë vepër penale në afatin që ligjiju njeh të drejtën e legalizimit te ndërtimit të paligjshëm”, shkruhet në relacion.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve