TIRANË- Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka u shpreh se shumica e përfaqësueseve të partisë së tij janë myslimanë.
I ftuar në "Tete a Tete" të gazetarit Artur Nura në A1 Report, Ndoka tha se ka 4 përfaqësues me përkatësi Muslimane të zgjedhur në Vlorë me shumicë muslimane dhe Shkodër ku dominon feja e krishterë.
“Në partinë time ka një shumicë myslimanësh. Ata janë në poste përfaqësuese. Ne jemi të përfaqësuar nga mysliman në Vlorë dhe në Shkodër”, tha Ndoka në “A1Report”, ndërsa shtoi se partia e e tij nuk është fetare, por ka një filozofi politike që ka disa baza tek feja, si familja etj.
Refuzimin e statusit të kandidatit të Shqipërisë në BE në dhjetor të vitit të kaluar, Ndoka vlerësoi se shkaqet janë politika jo produktive dhe ekstremizmi.
“Unë gjykoj që nota jo kaluese në BE, është më tepër nga klima e tensionuar që ndodhi që në hapat e parë të qeverisë së re. Arsyet e kësaj note janë tek politika jo produktive shqiptare, kjo ishte përcaktuese."
“Një prej arsyeve të mosmarrjes së statusit të kandidatit në dhjetor, është edhe ekstremizmi. Ekstremistët janë ata që ndërtojnë konflikte, dhe është politika që e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë në rajon dhe BE. Ne sulmohemi si vend islamik në mënyrë jo të drejtë nga Serbia", tha Ndoka.
RAMA NUK I PËRMBAHET MARRËVESHJEVE POLITIKE
Deputeti Ndoka tha gjithashtu se partia e tij do të vijojë të qëndrojë në opozitë. Ai nuk do të bëjë asnjë kërkesë për anëtarësimin e partisë së tij në koalicionin e majtë qeverisës. Kryeministrin Rama e cilësoi si një person që nuk i përmbahet marrëveshjeve politike, pavarësisht se ai ka bashkëpunuar me të 3 vjet kur e majta ishte në opozitë.
“Unë kam bashkëpunuar me zotin Rama 3 vite, kur ishte në opozitë. Jam ndarë nga Rama në fundin e opozitës, pra pak para se të fitonte zgjedhjet. Unë e shikoj Ramën si një person që nuk i respekton marrëveshjet politike”, u shpreh Ndoka, duke lënë të nënkuptohet se ai nuk do të bëjë kërkesë për anëtarësim në koalicionin e majtë dhe ndonëse një pjesë e Unionit Demokristian është pjesë e Alenacës qeverisëse .
BERISHA I KA KRIJUAR HAPËSIRË BASHËS PËR KRYETAR
Pyetjes “A besoni që Berisha do të dalë nga loja?”, Ndoka i është përgjigjur duke thënë se Berisha nuk është një person që tërhiqet lehtë nga politika. Ai di t’i përshtatet posteve të tij.
“Berisha ka një rol, një histori, është politikan aktiv, është politikan që nuk tërhiqet lehtë. Unë e shoh Berishën, si një politikan që i përshtat posteve. Berisha e di mirë kur është president, kryeministër, apo deputet" tha Ndoka
"Unë e kam vërejtur me vëmendje. Zoti Berisha i ka krijuar të gjitha hapësirat që zoti Basha që të jetë vërtetë kreu i Partisë Demokratike”, tha Ndoka, kreu i Parisë Demokristiane.
Sa i përket kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha, Ndoka tha se nuk ka surprizë në zgjedhjen e tij pasi ai kishte fituar disa beteja politike.
“E para, Basha ka një përvojë në politik. Ai ishte personi që fitoi në mënyrë të drejtpërdrejtë përballë Ramës në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës. Është fituesi i garave në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ne nuk kemi një surprizë që doli një person që nuk pritej. Ai pritej të ishte kryetari i PD-së, pas Berishës”, vlerësoi Nard Ndoka.
Redaksia Online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com