Ndoka: Përgjimet e SHISH,
joligjore e gjueti “shtrigash”
Nuk është vetëm mazhoranca dhe drejtues të saj kundër përgjimeve të paligjshme të Shërbimit Informativ Shtetëror të drejtuar nga Visho Ajazi Lika, të bëra publike nga mediat dhe në veçanti nga gazeta “Shqiptarja.com”.
TIRANE- Nuk është vetëm mazhoranca dhe drejtues të saj kundër përgjimeve të paligjshme të Shërbimit Informativ Shtetëror të drejtuar nga Visho Ajazi Lika, të bëra publike nga mediat dhe në veçanti nga gazeta “Shqiptarja.com”. Kështu, kreu i Partisë Demokristiane aleate e PD-së në opozitë, deputeti Nard Ndoka është shprehur kundër përgjimeve të paligjshme të SHISH, por dhe institucioneve të tjera, duke deklaruar se ato duhet të futen në shinat ligjore dhe të mos përdoren politikisht dhe për gjueti “shtrigash” ndaj kundërshtarëve politikë. “Përgjimet duhet të futen me patjetër në shina ligjore për të evituar njëherë e mirë paligjshmërinë që mund të shoqërojnë këtë element të shërbimit sekrete por dhe të institucioneve të tjera që e kanë këtë tagër.
Mazhoranca e sotme duhet të vendosë standarde të reja”, ka qënë deklarata e kreut të PDK-së, Nard Ndoka, i cili i ka kujtuar mazhorancës së majtë se, sa ishte në opozitë ka akuzuar për përgjime të paligjshme, ndërkohë që tashmë është në pushtet dhe duhet t’i japë drejtimin ligjor këtij elementi. “Mazhoranca ka akuzuar për përgjime të paligjshme kur ishte në opozitë. Çfarë bëhet sot për transparencën dhe për sigurinë e këtyre institucioneve, dhe jo vetëm të SHISH”, thotë kreu demokristian, teksa nënvizon se duhen reforma për të luftuar korrupsionin.
“Korrupsioni është një gangrenë për shoqërinë shqiptare, që s’luftohet e pengohet me përgjime, por me reforma, transparencë dhe zbatim rigoroz të ligjit njësoj për të gjithë”, deklaroi Ndoka, i cili ka bërë thirrje që të marrin fund njëherë e mirë përgjimet joligjore. “Përgjimet më shumë përdoren politikisht, për gjueti 'shtrigash' dhe nënshtrim të kundërshtarëve politikë apo për kapje politike. Duhet të marrin fund njëherë e mirë në Shqipëri përgjimet joligjore, pasi po përdoren politikisht”, tha kreu i PDK-së Noka. Gazeta jonë bëri publike listën e drejtuesve të lartë dhe të ministrave të përgjigjuar nga SHISH i Visho Ajazit.
J.MarenaShkrimi u publikua sot (11.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1515
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor, 13:42
-
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur
27 Dhjetor, 13:27
-
Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë
27 Dhjetor, 13:21
-
Pse u pyet Veliaj? SPAK: S'është person nën hetim! Pas kallëzimit nga Nesti Angoni jemi në hetime paraprake për 4 vepra penale
27 Dhjetor, 13:17
-
Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit
27 Dhjetor, 13:14
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor, 12:33