Ndoka përballet me Dodën: Barazi
gjinore? Pse s'ikën në luftë në Irak!

Ndoka përballet me Dodën: Barazi<br />gjinore? Pse s'ikën në luftë në Irak!
TIRANE - Replikat dhe batutat ndërmjet deputetëve të opozitës Nard Ndoka dhe Meslia Doda këtë radhë nuk janë bërë më në distancë, por përballë.

Të ftuar dje në emisionin “Opinion” për barazinë gjinore nuk kanë munguar batutat nga Nardi, që tha se Zoti i krijoi femrat për pamjen. Sipas tij, burrat janë më të zotë se femrat.

Debati i plotë mes tyre:

Blendi Fevziu-Nard Ndokës: Je pajtuar me Mesilën?
Nard Ndoka: Ato me Mesilën kanë qenë batuta mes miqsh. Por tendenca që vërehet është anti demokratike. Së pari është një problem në shoqëri, së dyti një problem i partive politike. Këto nuk kërkojnë ti diktojnë rregullat e lojës në një prati politike por e ngrejnë stekën deri aty sa kërkojnë kuota.
Blendi Fevziu: A janë më të zotët burrat se gratë?
Nard Ndoka: Pa dyshim që janë.
Mesila Doda: Si katolik që je, e di që Zoti e krijoi të dytën.
Nard Ndoka: E krijoi nga pamja.
Mesila Doda: Edhe nga mëndja.
Nard Ndoka: Gruaja nuk është e fortë siç është burri.
Mesila Doda: Këtu ke të drejtë.
Nard Ndoka: P.sh pse nuk kërkohet barazi për luftën në Irak?
Mesila Doda: Këtu ke të drejtë.
Nard Ndoka: Po marrim vetëm një rast. Në Parlament një burrë i dhunshëm detyroi dy gra që të japi dorëheqjen.
Mesila Doda: Po, pati reagim në atë mbledhje. Në fillim ishin edhe gratë e PS-së.
Nard Ndoka: Pjesa ligjore është një diskriminim pozitiv. Është një tolerancë maksimale. Ne kemi një numër të konsiderueshëm të invalidëve, pse nuk kërkohet për ato se atyre u mohohen ato mundësi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve