Ndoka: Poli i Qendrës, dhe
me të tradhëtuarit e Ramës
Poli i Qendrës i spektrit politik shqiptar pritet të marrë formën përfundimtare në prag të zgjedhjeve për pushtetin vendor, të cilat sipas ligjit dhe detyrimit kushtetues do të zhvillohen në pranverën e vitit 2015.
TIRANE- Poli i Qendrës i spektrit politik shqiptar pritet të marrë formën përfundimtare në prag të zgjedhjeve për pushtetin vendor, të cilat sipas ligjit dhe detyrimit kushtetues do të zhvillohen në pranverën e vitit 2015. Një iniciativë të tillë politike e konfirmon dhe kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, teksa nënvizon faktin se kanë filluar kontaktet me një spektër të gjërë partish politike të të gjithë krahëve që mendohet të përbëjnë dhe boshtin e këtij grupimi politik, në përpjekje për të mbijetuar në politikën shqiptare. “Jemi në kontakte të vazhdueshme për konturimin e grupit politik të qendrës i cili do të quhet dhe Poli i Qendrës, dhe që do të jetë i barazlarguar nga ekstremet e politikës shqiptare. Një iniciativë e tillë pritet të formatohet plotësisht në prag të zgjedhjeve vendore të pranverës së vitit 2015”, deklaroi për gazetën “Shqiptarja.com” kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka.
Sipas tij, në fillim do bëhet bashkimi i të gjithë demokristianëve në një parti dhe sigël të vetme, për të zënë vendin e merituar në spektrin e politikës shqiptare. “Faza e parë e krijimit të qendrës së politikës shqiptare do të jetë bashkimi i të gjithë faktorit demokristian në një parti të vetme dhe nën siglën e PDK. Për këtë jemi të gjithë në parim dakord, dhe kanë avancuar bisedimet me kreun e ADK Zef Bushati, me pasuesit e Nikolle Lesit tek LDK, por dhe me kreun e PKDSH Mark Frroku”, është shprehur Ndoka. Për të cilin të bashkuar dhe me aleatët e duhur demokristianët mund të shënojnë një rezultat surprizë në zgjedhjet vendore të pas dy viteve.
Njëherësh ai ka bërë prezente dhe fazën e dytë të konturimit të grupimit politik të qendrës, teksa ka nënvizuar se do marrë si parti të djathta, të qendrës ashtu dhe parti të majta të pakënaqura nga vendi që u ka dhënë Rama në bashkëqeverisjen e vendit. “Kemi kontaktuar me disa krerë të partive politike, që janë të spektrit politik të djathtë dhe tqë qendrës. Por nuk kanë munguar dhe kontaktet me partitë e spektrit politik të majtë. Kryesisht me parti të majta të cilat ndjehen të tradhëtuara prej kryeministrit Edi Rama. Përgatitjet janë që të realizohet përpara zgjedhjeve për pushtetin vendor”, është shprehur dje kreu demokristian Nard Ndoka. Që nuk ka munguar të shprehë besimin për formatimin e një nisme të tillë.
Shkrimi u publikua sot (26.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26