Ndoka: Rama kërkon të qeverisë
me PD, Basha vështirë t'i thotë Po
'Ministra nga Kosova e Maqedonia'

Ndoka: Rama kërkon të qeverisë<br />me PD, Basha vështirë t'i thotë Po<br />'Ministra nga Kosova e Maqedonia'
Kreu i PDK, i zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga listat e PD, Nard Ndoka u shpreh në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, se Rama është i gatshëm të bashkëqeverisë me Bashën. 

Sipas Ndokës, Rama kërkon qeverisje PS-PD për të dobësuar gjithnjë e më tepër rolin e LSI-së. Por Ndoka u shpreh skeptik përsa i përket qëndrimit të Lulzim Bashës, i cili sipas tij vështirë se do t'i thotë 'Po' Ramës. 

"Z.Rama është i gatshëm për një gjë të tillë, e vërej me lëvizjet e tij, me lojërat e fjalëve, me atë që vazhdon sot me dëgjesat e tij. Ai po i jep kohë vetes, PD-së. Gjykoj se ky propces, ky kanal është i mbyllur. 

S'besoj se Basha do i thonte një "Po" Ramës. Jam i bindur se Rama po e tenton një gjë të tillë me Bashën. Nuk është çështje numrash, Rama e di si i ka, të deformuara. 

Ai do një qeverisje pa probleme, të fortë, duke bashkëqeverisur me opozitën, pra të vendosë disa standarde të tjera",
 u shpreh Ndoka.

Ndoka shtoi se kabineti i ri qeveritar mund të ketë ministra nga Kosova dhe Maqedonia, një tjetër ide kjo e vetë Edi Ramës. LSI-në Ndoka e cilëson parti inatçore dhe jo opozitare, duke theksuar se kujdeset për interesat e saj.

Z.Ndoka, replikoni vazhdimisht me z.Rama. Si i shihni qëndrimet e fundit të tij?
Këto janë veprime prej anadollaku dhe jo prej shtetari. Këto janë shenja. Ne shohim një kryeministër të papërgjegjshëm, një kryeministër të dashuruar me veten e tij. Ai kënaqet kur i ngre, kur i ul, t'i përjashtojë apo të tallet me zyrtarët e tij, pra me ata bleu votat dhe i hodhi në kosh. 

Edhe ju arrini t'ia ktheni batutat z.Rama gjithmonë...
S'do merrem çdo rast me Ramën, pasi ai e ka vendosuir që do ta qeverisë Shqipërinë përmes batutave. Por në ndonjë rast do t'ia kthej. Ai ka një mendësi primitive. përpiqet që t'i zëvendësojë institucioinet që të mos kemi parlament, që të bëhet politika përmes rrjeteve sociale. 

Si e pritët garën brenda PD? Shumë të rinj 25-30-vjeçarë i kam parë shumë agresivë ndaj lidershipit Basha...
Gara ishte demokratike, e paracaktuar para 4 viteve. Nëse z.Basha do ishte fitues i këtyre zfgjeedhjeve, do votohej dhe jo si z./Rama. 

A ishte garë false Basha-Selami?
NUk e gjykoj se ishte farsë, për shkak se dihet realiteti i politikës shqiptare, nuk mund ta krijosh profiliin e një lideri shumë të shpejtë. Koha për Selamin ishte e pamjaftueshme pavarësisht se ka qenë drejtues i PD, por ka qenë i heshtur gjatë kësaj kohe, nuk kishte një platformë të vetën. Z.Selami mori iniciativën e tij për të garuar dhe vendosur një standard apo vazhdimësi në PD. Nuk ishte i përgatitur që anëtarët e PD të krijonin besim e simpati se drejtimi i PD prej tij do ishte ndryshe. 

A rrezikojnë ndarjen e PD?
Jo. Unë i njoh shumë mirë personazhet, funksionimin dhe peshën e tyre politike. Nuk rrezikojnë ndarjen e PD.

Topalli, Bregu, Patozi s'kanë peshë në PD?
Jo, nuk kanë. Dhe e treguan sesa peshë kanë. Ata i ka futur dikush në politikë duke i marrë nga dora. Ata pak karrierë apo shumë karrierë e patën të dhuruar nga z.Berisha, disa të pamerituar dhe disa për shkak se kanë dhënë kontribut në politikën shqiptare. Dhe në fund nuk ditën ta kuptojnë se nuk është fundit të dalësh nga parlamenti, edhe unë kam dalë nga Parlamenti për shkak se më janë vjedhur votat nga këta që flasin sot për demokraci. 

E keni quajtur LSI parti presidenciale?
Ka një marrëveshje pavarësisht se është e fshehtë. Ka nuë marrëveshje të Ramës për ta përjashtuar LSI nga qeverisja e vendit dhe ia arriti një gjëje të tillë. Z.Rama e ka tashmë tepsinë dhe është ulur pa LSI. Por është një realtet tek e djathta që LSI nuk mund të bëhet pjesë organike as e djathtës dhe as e opozitës, për shkak se LSI interferon, ka lidhje, pazare politike, kanë bashkëqeverisur përmes pazareve, interesave se është kështu është krijuar, kështu është rritur. Formati i saj, imazhi i saj është pikërisht kjo, e ka shfrytëzuar PD në mënyrë maksimale, të njëjtën gjë ka bërë edhe nga PS. Dhe sot është një realitet krejt tjetër, të shohim nëse morali i LSI do të jetë më i madh se interesat që i lidhën me PS-në si në nivel qendror dhe lokal. LSI do mbetet një parti presidenciale në shërbim të z.Meta duke u tkurrur përditë, do mbetet një parti pragmatiste pa ndonjë rol në jetën e qytetarëve. 

S'do ketë bashkëpunim me PD në opozitë?
LSI nëse do të jetë një parti opozitare, mbetet për t'u parë. Sigurisht që mund të ketë bashkëpunim me PD por ka rregulla loje, ka garanci ky bashkëpunim. Por duke e njohur lidershpin e saj, unë nuk besoj se mund ta kemi LSI parti opozitare, ajo mund të jetë parti inatçore në Parlament, por jo parti opozitare. 

Keni hedhur në FB një opinion për profilet e liderëve të politikës...
Rama i futi Bashës trutë e gomarit në atë takim, trutë e veta e bëri problematike atë marrëveshje e cila u keqinterpretua me forma nnga m,ë të ndryshmet për shkak se nuk pati transparencë. Rama u tregua dredharak me këtë marrëveshje, ku ia arriti qëllimit. 

A është më në fuqi ajo marrëveshje?
Unë jam pro asaj marrëveshje, por jam kundër mungesës së transparencës. Nuk e di a është apo jo në fuqi, disa pika të marrëveshjes ekzistojnë dhe marrin jetë në forma të ndryshme. Marrëveshja duhej të bëhej transparente që nuk ka një marrëveshje për interesa personale as për z.Basha dhe as për z.Rama. Pra të dinim se cilat ishin a to pika të miratuara në errësirë të cilat të tilla mbeten edhe sot. 

Ju e quani Ramën ateist i besës...
S'ka lidhje fare me fjalën dhe as me besën. Ai i tillë është, një personazh problematik, e ke mik sot...

E ke mik ende?
Sigurisht që e kam mik. Nuk i ndërroj unë miqtë sipas stinës së politikës, pavarësisht se është kundërshtari im politik, kam bashkëpunuar me atë me raste të ndryshme kur kam qenë pjesë e opozitës dhe kjo nuk më pengon në lidhje më këtë realitet. 

Rama ka 74 mandate, por janë tre deputetë të PDIU dhe Tom Doshi i PSD, nëse do kishte një bashkim ai do kishte një shumicë edhe më të madhe, por jo 84 për të bërë ccdo reformë. Nëse do kërkonte votën tuaj si do reagonit?
Rama është i fokusur te një marrëveshje edhe me opopzitën dhe një nga ato pikat e errëta është që do të ketë disa reforma kushtetuesem zgjedhore, rindarje territoriale të bashkive. Pra, do ketë një lloj tolerance se është deficitar ndaj opozitës. Kështu që unë gjykoj dhe mendoj se do ketë një lloj bashkëpunimi pozitë-opozitë. Rama duhet të ndryshojë qasjen e tij, në mënyrë që reformat të bëhen me konsensusin e PD. 

Bashkëpunim në nivel ekzekutiv?
Z.Rama është i gatshëm për një gjë të tillë, e vërej me lëvizjet e tij, me lojërat e fjalëve, me atë që vazhdon sot me dëgjesat e tij. Ai po i jep kohë vetes, PD-së. Gjykoj se ky propces, ky kanal është i mbyllur. 

Do refuzonte Basha?
S'besoj se Basha do i thonte një Po Ramës. Jam i bindur se Rama po e tenton një gjë të tillë me Bashën. Nuk është çështje numrash, Rama e di si i ka, të deformuara. Ai do një qeverisje pa probleme, të fortë, duke bashkëqeverisur me opozitën, pra të vendosë disa standarde të tjera. Po tenton të marrë ministra nga Kosova. 

Keni informacione?
Ka informacione dhe ka edhe emra. Ka dërguar spiunët e tij në Maqedoni që të marrë një personazh nga Maqedonia. Ky do vazhdojë me këtë agoni, duke prodhuar lajme, duke dalë me atlete, me çorapë, pa çorapë, duke shkarkuar një drejtor në vend që të bëjë një punë për qytetarët, për infastrukturën. Po mbyten pushuesit në brigje dhe s'ka asnjë masë. Këtë stil ka ky, por do ketë një kosto jashtëzakonisht të madhe për vendin.  

S'keni përmendur Ilir Metën në statusin tuaj...
Ilir Meta është një personazh që ka punuar shumë. Eshtë mbajtur si një politikan i fjalës së mbajtur, një politikan i besës. Ka qenë kryeministër, kruyetar i parlamentit, President. Do jetë një President i fortë. Eshtë në momente të vështira për shkak të z.Rama por do dijë të ringrihet, është një politikan më i fortë se Rama, Rama s'i ka shkuar në fund asnjë pune. 

I krijon probleme qeverisjes së Ramës, Meta?
Sigurisht, prandaj e kam quajtur LSI-në parti Presidenciale, duka ua njohur stilin, mënyrën e agresivitetit, do ketë një reaksion zinxhirë. Ndaj dhe Rama është i prirur për një qeverisje me PD.

Mund të jetë Baton Haxhiu ministër i Jashtëm?
Eshtë në axhendën e z.Rama. Nëse do dështojë me PD-në, padyshim që do kemi aventura. Në Maqedoni janë 2-3 personazhe. 

Prisni emra surprizë në kabinetin Rama?
S'ka emra surprizë, po ata ushtarë të bindur do jenë. Do të ketë disa personazhe të bindur të Kryeministrit asjhtu sikurse kemi pasur përpara katër viteve. Nëse do ketë bashkëqeverisje me PD Rama do i shkurtojnë disa ministri që të kursejë buxhetin. 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë