Ndoka: Rama s'ka zgjidhje tjetër
do bashkëqeverisë me Bashën

Ndoka: Rama s'ka zgjidhje tjetër<br />do bashkëqeverisë me Bashën<br>
Kreu i PDK, Nard Ndoka i ftuar në emisionin "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv ka thënë se Edi Rama do bashkëqeverisë me kryetarin e PD, Lulzim Basha. 

I pyetur për një postim në Facebook një ditë më parë, ku Ndoka shkruante se Rama po ia dhuron qeverinë Bashës, kreu i PDK tha se kjo është e vetmja zgjidhje për kryeministrin, përpara skandalit të madh, sipas tij, atij të drogës, ku sipas prokurorisë është i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. "Z.Rama është i detyruar të gjejë një zgjidhje politike, përtej lojërave dhe agonive, ai do të fillojë një zgjidhje politike dhe Basha është i vetmi çelës, është e vetmja mundësi shpëtimi i z.Rama, për t'ia dorëzuar stafetën pa shkuar drejt zgjedhjeve dhe për t'i hapur rrugën reformave dhe funksionimit të shtetit", u shpreh Ndoka. 

"Ndryshimet në kabinet brenda vitit, LSI jashtë"
Ndoka parashikon që ndryshimet në kabinet të bëhen brenda vitit, ndërsa sa i takon LSI-së theksoi se nuk do jetë pjesë e kabinetit të ardhshëm Rama-Basha. "​Është pjesë e opozitës, ka të drejtë, përgjegjësi, ka një mllef, Edi Rama i ka goditur çdo ditë. Nuk besoj që do të ketë një rol. LSI ka pranuar të jetë nën çadrën e opozitës, por përgjegjësinë kryesore e ka Lulzim Basha. Marrëveshja e 18 majit, është një kusht që edhe Basha do përpiqet që ta kontrollojë. Jo vetëm te pjesa e numrave. Nuk është dëshirë e Bashës ose Ramës, LSI do të ketë rol periferik". 

VIDEO/ Emisoni 45 Minuta - I ftuar në studio Nard Ndoka - Si do të veprojë opozita pas votës?

E shikoni me Ramën Kryeministër në këtë bashkëqeverisje? 
Nuk janë votat ato që i japin mundësinë Ramës për të vazhduar më tej, për faktin se është skandali që është në mes të votave të z.Rama dhe pjesës së moralit, konsumit politik dhe pjesës ligjore, pasi priten skandale më tej, jo vetëm nga prokuroria shqiptare por edhe shërbimet e tjera në huaja, kjo luftë mediatike do vijojë akoma edhe më tej. Prandaj, është në të mirën e vendit sesa të z.Rama. Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër.  

Brenda vitit do kemi ndryshime në qeveri?
Padiskutim. Përtej oreksit të opozitës, do ketë ngjarje që nuk kanë lidhje me politikën shqiptare, nuk kanë lidhje me interesat. Basha shpreson të ketë një konsum deri në fund të z.Rama. Nuk besoj se bëhet fjalë tashmë për parti politike apo eksponentë politikë, pjesa politike do jetë e barazlarguar nga pjesa e përgjegjësisë për të qeverisur. 

Thoni se do jetë një qeveri ku fjalën e fundit do ta ketë Rama dhe Basha?
Padyshim sepse kanë peshën kryesore për të reflejktuar dhe vendosur. Basha ka një avantazh për faktin se ka mundësinë që ta orientojë drejtimin e rrjedhës aty ku atij i pëlqen, i shkon për shtat në aspektin politik, ndërsa z.Rama është në disavantazh pasi lëvizjet e tij janë të detyruara. E shoh z.Rama si një pengesë për momentin pasi nuk është një lider që orientohet shpejt, duke e krahasuar dhe me z.Berisha. Berisha ishte shumë i egër për 24 orë, por më pas ishte një politikan normal. 

Berisha ka thënë se nëse s'votohet për Tahirin i hapet rruga destabilitetit...
Përtej këtyre deklarimeve, nuk mendoj se do të shkohet deri aty. Edhe vetë z.Basha nuk e dëshiron një përgjegjësi të tillë. Po e them që do jetë Rama i cili do ia dorëzojë në mënyrë vullnetare, në mënyrë të kënaqur. 

Si e shikoni LSI-në?
Është pjesë e opozitës, ka të drejtë, përgjegjësi, ka një mllef, Edi Rama i ka goditur çdo ditë. Nuk besoj që do të ketë një rol. LSI ka pranuar të jetë nën çadrën e opozitës, por përgjegjësinë kryesore e ka Lulzim Basha. Marrëveshja e 18 majit, është një kusht që edhe Basha do përpiqet që ta kontrollojë. Jo vetëm te pjesa e numrave. Nuk është dëshirë e Bashës ose Ramës, LSI do të ketë rol periferik.

Si e kuptoni reagimin e SHBA?

Po e ndjek me vëmendje, mbështetja është e drejtpërdrejt për prokurorinë, nuk dëshirojnë destabilizim politik. Nuk do luftë politike. Opozita ka përgjegjësi morale, nuk është përpjekur të marri maksimumin e nevojshëm, nuk ka luftuar por kemi parë një opozitë institucionale. Goditja në parlament është e drejtpërdrejtë, kjo duhet parë me përgjegjësi, dhe jo si një gomerdare e hedhur në det.

A mund te ketë një skenar si ai i Maqedonisë?
Ato dosje që do të jenë sot, i përkasin opozitës dhe mazhorancës. Është e drejtpërdrejtë, se makina e Saimir Tahirit përdorej nga trafikantët. Këto dosje, nuk janë vetëm në kuadër të informacioneve, por do të ketë ngjarje ,që do ti shikojmë çdo ditë. Reagimet do të jenë më të ashpra.


A ka dosje të tjera?
 Nuk kemi informacione, amerikanët dëshirojnë të ketë paqe, jo konflikt politik, ose rrëzimin e qeverisë, por dëshirojnë të mos ketë ministra të përfshirë në kontrabandë.

Ju keni thënë në parlament se nuk është një doktor i mirë në parlament?
Një pjesë e deputetëve të opozitës nuk kanë kurajon e mjaftueshme për të kundërshtuar.

Si e shikoni LSI-në?
Është pjesë e opozitës, ka të drejtë, përgjegjësi, ka një mllef, Edi Rama i ka goditur çdo ditë. Nuk besoj që do të ketë një rol në krizën e radhës. LSI ka pranuar të jetë nën çadrën e opozitës, por përgjegjësinë kryesore e ka Lulëzim Basha. Marrëveshja e 18 majit, është një kusht që edhe Basha do përpiqet që ta kontrolloj. Jo vetëm te pjesa e numrave. Nuk është dëshirë e Bashës ose Ramës, LSI do të ketë rol periferik.

Mendoni se Rama do ta mbylli mandatin 4 vjeçar?
Nëse Basha pranon kompromisin, organizon opozitën, do të kemi zgjedhje të parakohshme, është në dorë të Bashës. Ai duhet të zgjedhi se si do veproj. Do të kemi një sistem drejtësie, institucionet do të jenë të forta, nuk do të veprojnë sipas partive. Do të kemi një klimë ndryshe, edhe për investitorët e huaj.

A jeni pro këtij realiteti për Shqipërinë?
Unë jam për një zgjidhje të ashpër, por ka kosto jo të vogël, kërkon kohë, ne jemi një vend me demokraci të pakonsoliduar. Ka shumë pengesa për të siguruar votën e lirë. Kemi akoma detyra si ajo e reformës zgjedhore, reformës së drejtësisë. Çdo politikan duhet ta ketë të qartë se do të përballet me drejtësinë.

Policia ka shkuar në shtëpinë e Saimir Tahirit cfarë mendoni?
Kjo është vetëm një dallgë, kësaj here do ti mbahet peng imuniteti.

A përbën rrezik, ju keni qenë ministër?
Prangat nuk janë ndonjë gjë e rëndë, Rama u ka vendosur shumë vetave prangat. Edhe për politikanët duhet të jetë kështu. Ne patëm një ministër në pranga, u burgos për aludim. Sot kemi një ministër që po pengon drejtësinë. Kushurinjët e tij, kjo është shumë e rëndësishme, sepse bëhet fjalë të jetë përmendur emri i Saimir Tahirit. Realisht Edi Rama e ka mbajtur peng imunitetin e Saimir Tahirit. Ka kamera që vërtetojnë nëse është takuar me Hbilajt. Saimir Tahiri ka mbrojtje, nëpërmjet presioneve,dhe të kryeministrit. Provat janë në kamera. Prokuroria duhet të bëj më shumë se kaq. Problemi është se prokuroria nuk ka autorizim nga parlamenti për Saimir Tahirin.

Basha tha se nuk do të ketë bojkot në parlament?
Basha ka një qasje tjetër politike, nuk është si Edi Rama që është kopje e Sali Berishës, del dhe hedh një gurë për të tërhequr vëmendjen. Opozita nuk është agresivee. Krahasoje PD-në e para 8 viteve, sot nuk i ke këto ngjarje, i ka të gjitha mundësitë, ka dhe deputet që propozojnë masa drastike. Basha ka përgjegjsinë e opozitës, Basha nuk mendon se është e nevojshme lufta radikale. Edi Rama do të përballet me realitetin, çelsin do e dorëzoj te PD-ja dhe jo te LSI-ja.

Po për Ilir Metën çfarë mendoni?
Meta ka zgjedhur të bëj rolin e noterit, ka zgjedhur të qëndroj larg debatit politik.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës