Aleati i Lulzim Bashës, kryedemokristiani, Nard Ndoka, deklaron se kryeministri Edi Rama duhet t'i hapë rrugë qeverisë teknike, pasi një gjë të tillë sipas tij, po e kërkojnë edhe aleatët e PS-së, duke iu referuar deklaratës së Ilir Metës një natë më parë.
I ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, Ndoka tha se largimi i Ramës brenda 10 ditëve dhe shtyrja e zgjedhjeve për në muajin korrik, do ishte përmbushje e kushteve të opozitës.
"Nëse ai brenda 10 ditëve do t'i hapë rrugë një qeverie të besimit, teknike, besoj se opozita do të jetë tolerante për emrin. Duke i hapur rrugë një qeverie te besueshme të dalë nga tryeza e partive politike, është fare normale që zgjedhjet të zhvillohen në muajin korrik. Duke vendosur dhe disa standarde", tha Ndoka.
/Shqiptarja.com