Ndoka: S’ka mundësi për dialog
se duam largimin e Edi Ramës

Ndoka: S’ka mundësi për dialog<br />se duam largimin e Edi Ramës
Ftesën e opozitës për dialog, Nard Ndoka, kreu i partisë Demokristiane e ka konsideruar si një  demagogji e maxhorancës.

Sipas tij nuk është aspak një ftesë e sinqertë e cila është i diktuar më tepër nga Meta për një lëvizje formale. 

Gjatë një interviste në emisionin ’45 minuta’ të gazetarit Denis Minga, Ndoka është shprehur se nuk ka mundësi për dialog, pasi kërkesa e vetme e opozitës është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Ish- aleati i Ramës u shpreh se duke e njohur mirë natyrën e Ramës është i sigurt që nuk do të dorëhiqet e për këtë arsye shanset për dialog janë shumë të pakta.
 
“Basha ka vetëm një kërkesë, jo disa të negociueshme, largimin e Ramës. Ai nuk jep dorëheqje. Kjo pritet se nuk është një lider i përgjegjshëm që ka nuhatje dhe nuk jep zgjidhje politike. Unë e mendoj që Rama do t’i shkojë deri në fund, edhe duke hyrë i vetëm në zgjedhje. Kur t’i mbarojë mandati të gjejmë rrugën për krijimin e një qeverie tjetër. E fut vendin në krizë” u shpreh Ndoka.
 
I pyetur nëse e sheh kreun e Kuvendi si një garant për dialog, duke marrë parasysh deklaratat e këtij të fundit për konsensus politik, Ndoka tha se Meta jo vetëm nuk është garant, por duke qenë pjesë e mazhorancës, do të thotë që edhe ai është pjesë e “fajit”.
 
“Jo nuk është garanci. Meta është pjesë e mazhorancë, që do të thotë që edhe ai është pjesë e fajit.  Ai nuk distancohet, bën sikur po bën rolin e negociatorit, nuk e kundërshtuar ndonjëherë PS, madje PS po i ushtron presion Metës. LSI nën presionin politik, hiqet sikur ka forcë ose kontroll të mazhorancës, por jo. Kosto shumë e madhe nëse LSI nuk di të dalë nga kjo rrëmujë”, tha Ndoka.

Intervista e plotë
 
A fitoi pak terren sot opozita?
Nuk do ta konsideroja një fitore, sepse është një demagogji e maxhorancës, nuk është një ftesë e sinqertë, Rama është më shumë i diktuar nga Meta për një lëvizje formale. Thjesht demagogjike, për t’i paraprirë vizitës së Mogherinit.
 
Pse e cilësoni të tillë?
Asnjë negociatë paraprake. Politika nuk bëhet në letra por në bazë të një dialogu të sinqertë, kur ke vullnet mund të arrihet gjithçka.
 
Jeni takuar me aleatët më herët, kështu dolët në përfundim, se kjo ftesë nuk është e sinqertë?
Opozita e vlerësoi. Duke njohur aktorët politik, dola në këtë përfundim. Përgjigja e opozitës është më tepër diplomatike, duke e lënë topin mazhorancës që të dalë me kërkesa më të qarta. Kërkesa e vetme e opozitës që të largohet kryeministri. S’ka një dialog politik me Ramën kryeministër por si kryetar i PS. Isht një ftesë diplomatike dhe ne dhamë një përgjigje diplomatike. Opozita po fiton çdo ditë terren, po takohet me njerëzit, me grupet e interesit, po kërkon falje për gabimet që ka bërë në të shkuarën, po prezanton programit politik. Kjo protestë për të hequr frikën e qytetarëve. 
 
Sipas jush kreu i Kuvendit Meta nuk është një garanci për dialog?
Jo nuk është garanci. Meta është pjesë e mazhorancë, që do të thotë që edhe ai është pjesë e fajit.  Ai nuk distancohet, bën sikur po bën rolin e negociatorit, nuk e kundërshtuar ndonjëherë PS, madje PS po i ushtron presion Metës. LSI nën presionin politik, hiqet sikur ka forcë ose kontroll të mazhorancës, por jo. Kosto shumë e madhe nëse LSI nuk di të dalë nga kjo rrëmujë.
 
A ka sinjale që palët të ulen në tryezë?
Jo, sepse opozita nuk ka disa kërkesa, por vetëm një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për dekriminalizimin, Vettingun...
 
Të ndalemi pak këtu. Për vettingun nuk ka negociime , PD duhet thjesht ta zbatojë ligjin...
Jo është çështje vullneti. Kur ke një qeveri të paanshme mund t’i japësh të drejtën këtij procesi të vazhdojë më tej. Për Ramën mund të ishte interesante se është dhe i dashuruar nga Vettingu, duke u larguar e bën Vettingun të zbatueshëm.
 
Ka zëra që Rama do të shkarkojë Tahirin dhe do vendosë Peleshin. Ka qenë kjo kërkesë e juaja?
Kjo është kërkesë e LSI, për ne kërkesa e vetme është largimi i Ramës. Tahiri është vegël e parëndësishme. Makina e tij është kapur me drogë në Greqi. Ministrat e LSI e kanë sulmuar Tahirin.
 
Duke u bazuar te historia, është kërkuar disa herë nga opozita të ndryshme largimi i kryeministrave dhe kjo nuk ka ndodhur. Mos është  kjo një kërkesë për të nxitur një konflikt artificial?
Protesta e PD është krejt tjetër, sepse sot ka mungesë konsensusi për Refomën Zgjedhore.  96 zgjedhjet më të këqija sepse nuk ka pasur konsensus dje ka pasur kosto dhe nga ndërkombëtarët. Është kjo mazhorancë që nuk ka ofruar asnjëherë konsensus, bëri ndarjen territoriale pa opozitën, po bën organizimin e zgjedhjeve pa konsensus. Votimin elektronik e kanë kërkuar këta para katër vite. Rama na kishte premtuar që do e bënte këtë lloj votimi.
 
Përsa i përket vizitës së Mogerinit...
 Vizita e Mogerinit ka qenë e përcaktuar kohë me parë, nuk ka një mision për të negociuar me palët. Vizita me liderin opozitës nuk ishte parashikuar më parë.

Rama nuk ka për të dhënë dorëheqjen...
Kjo pritet se nuk është një lider i përgjegjshëm që ka nuhatje dhe nuk jep zgjidhje politike. Unë e mendoj që Rama do t’i shkojë deri në fund, edhe duke hyrë i vetëm në zgjedhje. Kur t’i mbarojë mandati të gjejmë rrugën për krijimin e një qeverie tjetër. E fut vendin në krizë.
 
Ky është dhe osioni i juaj?
Jo por Rama atë po tenton. Është një lider frikacak, ka frikë nga Meta, nga opozita, nga protesta.
 
Si mund të kalonte në zgjedhje të parakohshme kur ju thatë nuk bëhet zgjedhje me këtë klimë....
Kjo nuk është më në dorën e Ramës, në dorën e tij dorëheqja e Ramës.
 
Ka një axhendë opozita? Se është krijuar përshtypja se nuk është një protestë e fortë me këngë dhe valle?
Opozita ka një protestë demokratike, më qytetare që Basha po e shfrytëzon, po bën fushatën aty. Ti kur je i vendosur që Rama duhet të largohet. Basha ka vetëm një kërkesë, jo disa të negociueshme.
 
Po parashikohet një tjetër protestë më e madhe? Kur?
Nuk është vendosur protesta, por do të ketë protestë edhe para parlamentit. Ta bllokojnë fare parlamentin.
 
Ka zëra se protesta e radhës nuk do të jetë dhe shumë paqësore...
Përkundrazi do të jetë qytetarë, ne duam që Rama të reflektojë...
 
Të reflektojë apo të largohet Rama?
Një burrë shteti tregohet edhe duke u larguar, madje edhe fare nga politika. Thjesht është i pabesueshëm për organizimin e zgjedhjeve, ia them unë që kam qenë aleat me të.
 
Na ka bërë përshtypje retorika e Bashës. Çfarë ndodhi me Bashën dhe pse e ka ulur tonet e ashpra Basha?
Basha formati më perëndimor dhe këtë e dinë të gjithë.  Basha ndodhet në një aksion politik dhe tonet e tij janë emocionale, se përballet me sulmet të shumta që vijnë në drejtim të maxhorancës. Kjo retorike e ashpër nuk është në strategjinë e tij. Ka organizuar protestat më model që kanë bërë ndonjëherë. Thirrjet emocionale. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë