Një 32-vjeçar shqiptar, është dënuar në Britaninë e Madhe i akuzuar pë tentativë vrasje të një oficeri policie, të cilin e ndoqi nga pas me sharrë elektrike në duar. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 6 maj të vitit të kaluar në Paisley, Renfreëshire.

Në gjyqin e mbajtur ndaj 32-vjeçarit Liridon Kastrati, ai ka mohuar akuzën për tentativë vrasje. Dënimi për këtë ngjarje, do të jepet nga gjykata muajin e ardhshëm. Kastrati u lirua më parë nga akuzat për prishje të qetësisë publike, vjedhje të një makine dhe kundërvajtje rrugore, pasi prokuroria tërhoqi akuzat.

Liridon Kastrati po drejtonte një automjet tip ‘Volksëagen’, teksa u përplas me një automjet policie. 32-vjeçari tentoi të largohej më vrap dhe kur njëri prej policëve i është vënë në ndjekje për ta arrestuar, ai u kthye nga një distancë prej 10 metrash dhe nxorri nga bagazhi i makinës një sharrë elektrike duke kërcënuar oficerin.

"Ai po më ndiqte nga pas me sharrë elektrike, duke e mbajtur sharrën elektrike lart, duke vrapuar pas meje. Mendova se nëse nuk krijoj distancë, ai do të më vrasë." Oficeri pranoi se ishte “i tmerruar” dhe besonte se Kastrati do të më “priste krahët, do të më priste kokën”.