HIMARË- Pushuesit që kanë zgjedhur plazhin e Potamit në Himarë janë përballur me një pamje aspak të këndshme mesditën e kësaj të enjte. Bregu i detit është i ndotur.

Report Tv sjell video të cilat janë bërë ditën e sotme rreth drekës dhe ajo që e bën më skandalozë këtë fakt është se një panoramë e tillë po vazhdon prej disa ditësh.

Turistët thonë se si pasojë e ndotjes kundërmon edhe aromë e keqe, ndërsa vendasit thonë se dyshohet që shkak i kësaj ndotjeje bëhen edhe shkarkimet e ujërave të zeza nga bizneset.

Ndonëse një situatë e tillë vijon prej ditësh, nga ana e autoriteteve nuk ka është marrë asnjë masë!

Kjo nuk është hera që në këto plazhe vihet re një ndotje e tillë e ujit, por duket se ankesat dhe shqetësimet kanë rënë në vesh të shurdhër.