Lumi Gjinaca është ndotur sot me mbetje hidrokarburesh të cilat kanë ngjyrosur ujin me ngjyrë të zezë si dhe i kanë dhënë atij erë të rëndë.
Edhe kësaj here, origjina e ndotjes dyshohet të jetë zonat naftëmbajtëse ose uzinat përpunuese të naftës në Fier e Ballsh.

Kjo situatë është përsëritur disa herë me radhë, ndonëse Inspektoriati Mjedisor ka vendosur masa administrative, gjoba, për ndotësit e lumit.

Ata që shqetësohen më tepër nga ky fenomen janë banorët e zonës, të cilët ndjehen të kërcënuar nga kjo situatë që del në pah herëpashere.

Deri tani ende nuk dihet nësë institucionet kanë ndërhyrë për zgjidhjene këtij problem apo jo, por ajo çka ka vënë alarmin tek banorët është gjëndja e rëndë e krijuar në rrjedhën e lumit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com