Ndoti lumin Gjanica, Mjedisi gjobë
5 milion lekë kompanisë “Armo”

Ndoti lumin Gjanica, Mjedisi gjobë<br />5 milion lekë kompanisë “Armo”
Shkarkimet e ujrave teknologjike tej normave te lejura në lumin Gjanica i kanë kushtuar për të dytën herë në harkun kohor të dy muuajve një tjetër gjobe prej pesë milionë lekësh të reja kompanisë “Armo” në Ballsh të Fierit. Gjoba e venë nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ka ardhur pas kontrolleve intensive të inspektorëve të kësaj strukture.

Kreu i isnpektoriatit shtetëror të mjedisit, Ergys Agasi, ka pohuar se cdo subjekt që shkakton dëme në mjedis tej normave të lejuara do gjobitet. Nesë ky veprim ripërsitet Agasi pohoi se masat ndëshkuesë do merren dëri në revokimin e lejes për kompanin.

Ndëkohë vetëm një muaj më parë Inspektoriati i Mjedisit gjobiti po me pesë milionë lekë të reja të njëjtën kompani për ndotjen e shkarkuar në lumin Gjanica.

Ndotja e shkaktuar nga kompnaia Armo prej kohësh është kthyer në një shqetësim për banorët e qytetit të Ballshit.
Shqetësimit tyre i është përgjigjur edhe inspektoriati shtetëror i mjedisit, i cili i ka shtuar inspektimet në ambjentet e kësaj kompanie.



Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes