FIER - Pesë milionë lekë të reja është gjoba që Inspektorati Mjedisor ka vendosur karshi kompanisë naftëpërpunuese “ARMO” në Ballsh të Fierit. Shkak i kësaj gjobë të paralajmëruar është derdhja e mbetjeve hidrokarbure në ujërat e lumit Gjanica, lumë i cili përshkon edhe qytetin e Fierit.
Rritja e nivelit të ndotjes të shkaktuar nga “ARMO” prej kohësh ishte kthyer në një problem serioz për qytetin e Ballshit dhe veçanërisht për zonat përreth.
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit “A1 Report” japin një panoramë të qartë të ndotjes që ka shkaktuar hedhja e mbetjeve karbure në këtë lumë.
Prej kohësh ndotja që shkakton “ARMO” është kthyer në një makth për banorët e Ballshit.
Shtëllunga të mëdha tymi mbretërojnë mbi qytet, ndërsa pamjet na bëjnë të kuptojmë se çfarë ndodh me shëndetin e qytetarëve në këtë zonë.
Këta të fundit, të pafuqishëm për të zgjidhur gjë, bëjnë apel për ndërhyrje.
Situata kritike pranohet edhe nga drejtuesit e Shëndetit Publik në Ballsh, por ato pohojnë se nuk kanë logjistikën e nevojshme për matjen e nivelit të ndotjes.
Gazrat që çlirohen në ajër janë tejet të dëmshëm. Banorët prej kohësh vuajnë nga prania e tepërt e karbonit në gjak.
“Më kritike situata është për ata banorë që kanë shtëpitë pranë uzinës”, pohon drejtori i spitalit të Ballshit.
Shqetësimi të banorëve për nivelin e lartë të ndotjes i bashkohet edhe kryebashkiaku i qytetit, Ilir Çela.
Ky i fundit pohon së janë kryer bisedime me drejtuesit e kompanisë “ARMO” lidhur me këtë problem, por premtimi i tyre për zgjidhjen e situatës deri më tani ka mbetur në vesh të shurdhër.
Televizioni “A1 Report” prej kohësh ka ngritur shqetësimin e banorëve për nivelin e lartë të ndotjes që shkakton kompania “ARMO”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO