Ndotja akustike në Tiranë në nivel kritik, ja zonat më të prekura

Në një kohë në të cilën po punohet së tepërmi për turizmin, qytetarët e Tiranës shqetësohen për një problem të vazhdueshëm, ndotjen akustike. Në katet e para të shumë banesave, kryesisht të pallateve zhvillojnë aktivitetin e tyre bizneset me leje të tipit C. Në këto biznese përfshihen lavazho, furra buke, gomisteri, karburante  etj, të cilat punojnë edhe në orare jo të përshtatshme, gjë e cila ka sjellë shqetësimin për të gjithë qytetarët që banojnë pranë të tilla bizneseve.

Vetëm në Policinë e Tiranës, çdo muaj vijnë rreth 2000 ankesa nga qytetarët në lidhje me zhurmat që shkaktojnë këto biznese. Zona e Don Boskos, Komuna e Parisit, zona e Brrylit etj janë disa prej zonave të cilat janë të tejmbushura me lavazho, furra buke, karburante etj, zhurma e të cilëve shkakton shqetësim te banorët. Ndërkohë që në Polici referohen 2000 ankesa në muaj vetëm për këtë çështje masat për zgjidhjen e kësaj situate nuk janë marrë ende.

Report TV është interesuar pranë ministrisë së Turizmit dhe mjedisit lidhur me këtë situatë, por ende pritet një përgjigje zyrtare prej tyre, duke mos dhenë kështu asnjë informacion për masat apo kontrollet që iu ushtrohen këtyre bizneseve, duke qenë se lejet e Tipit C jepen nga ministria e mjedisit. Por, çfarë ndodh në Bashkinë e Tiranës? A ushtron bashkia kontrolle? Referuar një shkrese zyrtare të bashkisë dërguar ministrisë së mjedisit thuhet se:

Në kuadër të krijimit të lehtësirave, të shmangies së barrierave administrative dhe të decentralizimit të kompetencave ligjore, me qëllim për të siguruar mbrojtje të lartë të mjedisit dhe zhvillimit të qendrueshëm, përmes përfshirjes së çështjeve të mjedisit gjatë hartimit e miratimit të planeve strategjike territoriale, po ju parashtrojmë kërkesën tonë në lidhje me kalimin e lejeve të Tipit C pranë njësive të bashkëqeverisjes vendore.

Shkresa zyrtare e bashkisë së Tiranës

Pra, Bashkia e Tiranës, ka kërkuar që të marrë në administrim dhënien e lejeve për këto biznese në kryeqytet duke bërë më tej kontrollin për ta. Sakaq, nuk ka ende transparencë. Asnjë hartë për zonat me ndotje akustike në Tiranë apo edhe nivelin e zhurmave.

Report Tv u interesua edhe pranë Autoritetit Rajonal të shëndetit lidhur me kontrollet e ushtruara prej tyre apo edhe informacion të përgjithshëm lidhur me matjet për nivelin e zhurmave. Por, edhe në këtë institucion, do të duhet të operohet me shkresën zyrtare. Deri atëherë edhe 2000 qytetarët e Tiranës që ankohen çdo muaj për zhurmat, do të duhet të presin përgjigjet zyrtare të institucioneve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 11/08/2018 18:12

    Po te vatra kriminale qe krijohet cdo nate te Bulevardi i Ri nga garat ilegale me makina dhe motorre a ka noj matje

    Përgjigju
  • Qytetari: 08/08/2018 16:25

    Me zenien e trotuareve me tavolina pijanecesh,fruta perime,lloto bixhozi tym qoftesh,materjal ndertimi e shume te tjera qe policia bashkiake i shikon dhe nuk merr mase keto fenomene krijojne ndotje akustike deri pas mesnates

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini