Ndotja e ajrit, ISHP: Në të gjitha
kryqëzimet mbi normat e BE

Ndotja e ajrit, ISHP: Në të gjitha<br />kryqëzimet mbi normat e BE
TIRANE - Pas shifrave propaganduese që ka dhënë bashkia e Tiranës mbi reduktimin e ajrit të ndotur në kryeqytet, specialistët e shëndetit publik përjashtojnë vetëm qendrën nga lista e zezë, pasi sipas tyre, të gjitha kryqëzimet e mëdha në kryeqytet rezultojnë me përqindje të lartë të ozonit dhe grimcave të plohurit, dy elementë të rrezikshëm që ndikojnë direkt në shëndet.

Specialisti i shëndetit publik në ISHP, Agron Deliu, shpjegon se nga monitorimi 6 mujor u vu re se në qendër të Tiranës niveli i grimcave të pluhurit ishte 32 mikrogramë nga 40 që është norma e BE, por ky indeks është disa herë më i lartë në kryqëzime.

Një tjetër element shqetësues për specialistët e shëndetit publik që po njeh veç rritje, është ozoni, i cili lidhet me ngrohjen globale dhe që është një nga shkaktarët e alergjisë në popullatë.

Sipas specialistit të ISHP, me shtimin e fluksit të lëvizjeve gjatë stinës së verës, niveli i përqindjes së ozonit rrezikon të rritet disa herë mbi normë ndaj bashkia e tiranës e ministria e mjedisit duhet të marrin masa urgjente.

Por efektet në shëndet i japin shifrat e alergologëve të cilët kanë deklaruar se gjatë viteve të fundit në Tiranë është rritur ndjehsëm numri i personave të prekur nga alergjitë dhe këtë fakt ata e kanë lidhur direkt me ajrin e ndotur të Tiranës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin