Ndotja e ajrit nga makinat, raporti: Mosha mesatare e mjeteve nuk është ulur, dominon nafta

Ndotja e ajrit nga makinat, raporti: Mosha mesatare e mjeteve nuk është ulur, dominon nafta

Mosha mesatare e mjeteve që qarkullojnë në vend ka ardhur në rritje teksa sa i takon llojit të karburantit që konsumojnë, dominon nafta. Një raport performance i titulluar “Ndikimi i mjeteve të transportit rrugor në cilësinë e ajrit” i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka analizuar treguesit e 5 viteve të fundit për të parë panoramën në vend. Kështu audiuesit vërejnë se nëse shikojmë me kujdes ecurinë përgjatë periudhës 2015-2022, ka pasur një shtim të konsiderueshëm të numrit të mjeteve rrugore që përdorin naftën, e cila ndot më shumë ajrin krahasuar me lëndët e tjera djegëse.

“Përgjatë gjithë periudhës 2015-2022, mjetet rrugore të cilat përdorin këto tre lloje karburanti përbëjnë rreth 99 % të totalit të flotës. Pra, mjetet rrugore që përdorin naftën si lëndë djegëse nuk kanë ndryshuar në raportin e tyre ndaj totalit.

Numri total i mjeteve rrugore është rritur me rreth 220,000 mjete nga 2015 në 2022 ose me 30%. Në këtë rritje, kanë kontribuar më shumë mjetet rrugore me naftë të cilat janë shtuar me rreth 158,000 nga viti 2015 në 2022. Pjesa tjetër e shtimit i përket mjeteve rrugore me benzinë dhe gaz (rritur me rreth 30,000 nga 2015 në 2022) dhe atyre me benzinë të cilat janë shtuar me rreth 25,000 për të njëjtën periudhë” thuhet në raport.

KLSH konstaton se mosha mesatare e flotës së mjeteve rrugore për 8 vitet e fundit (2015-2022) është 17.25 vjet. Pra, nëse për vitin 2015 për të gjithë flotën e mjeteve rrugore, mosha mesatare ishte 17 vjet, për vitin 2022 mosha mesatare ishte 18 vjet.

“Për 3 vitet e fundit (2020-2022) vërejmë rritje të moshës mesatare me të paktën 1 vit krahasuar me vitet e mëparshme. Në rritjen e moshës mesatare të automjeteve ka ndikuar edhe rritja e numrit të automjeteve me moshë mesatare më të madhe se 20 vjet. Konkretisht kemi një rritje me rreth 100,000 automjete me moshë mesatare më të madhe se 20 vjet nga të cilat 85 mijë automjete janë me naftë dhe rreth 17 mijë me benzinë. Rritja e flotës së mjeteve rrugore me 100,000 automjete me moshë mesatare më të madhe se 20 vjet rrit gjithashtu numrin e mjeteve rrugore me kategori mjedisore “Euro 0”, “Euro 1”, “Euro 2” dhe “Euro 3” thuhet në auditim.

Duke ju referuar gjetjeve të audituesve raporti përfundimtar vlerëson se masat e marra nga institucionet përgjegjëse nuk kanë qenë plotësisht të mjaftueshme për të përmirësuar sektorin e transportit rrugor dhe për rrjedhojë cilësinë e ajrit.

“Angazhimet e institucioneve përgjegjëse duhet të orientohen drejt rinovimit të flotës së mjeteve rrugore, vënies në zbatim të stimujve financiare me qëllim shtimin e numrit të mjeteve rrugor ekologjike, plotësimit të kuadrit ligjor e rregullator në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare si dhe forcimin e mëtejshëm të sistemit të monitorimit të cilësisë së ajrit. Më konkretisht ka rezultuar se flota e mjeteve të transportit rrugor nuk ka pësuar ndryshime pozitive në drejtim të uljes së moshës mesatare të mjeteve rrugore si dhe të përdorimit të karburanteve me ndikim të ulët në cilësinë e ajrit” nënvizon KLSH. Po kështu thuhet se qeveria shqiptare, nuk ka transpozuar një sërë direktivash të BE-së të rëndësishme për nxitjen dhe përdorimin e mjeteve me karburant alternativ. Gjithashtu në dokumentet e saj strategjike të miratuara, ajo nuk ka specifikuar objektiva, aktivitete dhe targete të matshme e të arritshme. Ndaj dhe vlerësimi për arritjen apo jo të masave ajo ka parashikuar mbetet subjektiv dhe i pa mundur./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 01/11/2023 07:33

    Po cfare flisni sikur jetojme ne Zvicer,po normale qe do rritet mosha makinave se me kete rroge nuk mbajm dot familjen jo me te blejme makina te fundit apo me makina elektrike.Kush eshte ai qe si do

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit