Ndotja e Zvërnecit, PD: Antireklama
më e madhe e turizmit në Vlorë

Ndotja e Zvërnecit, PD: Antireklama<br />më e madhe e turizmit në Vlorë
Kreu i Departamentit të Mjedisit dhe Turizmit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi e cilëson ndotjen në plazhin e Zvërnecit si antireklama më e madhe që i bëhet turizmit në prang të sezonit veror.

Pasi ka parë nga afër gjendjen, Malltezi thotë se në një shtet normale duhet të ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe të ishte shpallur plan ii ndërhyrjes. Sipas tij, institucionet përgjegjëse, nuk kanë marrë masa mbi situatën dramatike duke mos dhënë informacione për llojin e ndotësit dhe shkallën e ndotjes.

pd zvernec

Ja deklarata e Jamambër Malltezit.
 “Në një shtet normal, kjo ndotje do të kishte kërkuar që autoritetet të shpallnin gjendjen e jashtëzakonshme, gjendjen e emergjencës civile dhe të merrnin masa për pastrimin duke shpallur planin e ndërhyrjeve. Për fat të keq nuk dihet asgjë. Institucionet shtetërore po flejnë gjumë dhe nuk dihet të thuhet as çfarë ishte burimi i ndotjes, as sasia, as tipi, as rrezja e ndikimit. Dëmtuesit duhet të ishin përgjigjur para ligjit. Ne kemi me dhjetra agjensi shtetërore që paguhen. Por pse i paguajmë ato kur atëhere kur duhen ato nuk përgjigjen për asgjë?! Çfarë e ndalon prefektin e Vlorës të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe gjendjen e emergjencës civile sipas ligjit 8905?! A kemi institucione?! A kemi Agjensi Bregdeti?! A kemi roje bregdetare?! A kemi agjensi të zonave të mbrojtura?! Ky është një dëm që i bëhet mjedisit në një zonë të mbrojtur, në prag të sezonit. Kjo është antireklama më e madhe që i bëhet turizmit. Ku janë deputetët e Vlorës sepse kjo është thikë pas shpine që i bëhet turizmit të Vlorës. Me sa krenari do ofrojnë bizneset e Vlorës peshk apo prodhime deti kur kjo ishte një ndotje e madhe dhe askush nuk të thotë dot sa ishte dhe se çfarë ishte. Nuk e dimë sa e rrezikshme është dhe se sa afatgjatë do të jetë. Të gjitha këto janë pyetje pa përgjigje dhe na rroftë ne që po financojmë gjithë këto institucione dhe për fat të keq ky shtet kos po ha por miliona po përlan. Nuk ka institucione por vetëm tendera sepse kjo nuk është më çështje politike për një çështje kombëtare dhe turizmin shqiptar. Kemi dëgjuar në media që do kemi ndërshkime dhe gjoba ndaj ndotësve por nuk kemi parë deputetët dhe zyrtarët në terren dhe nuk kemi asnjë zyrtar për të thënë se çfarë ishte burimi i ndotjes. Eshtë gjithçka retorikë politike dhe nuk kanë të marrë masa.

zvernec

Edhe për ekspertët e mjedisit në Partinë Demokratike, kjo ndotje është vërtet shqetësuese dhe duhen të merren masa të menjëhershme me një plan konkret për të eleminuar pasojat e saj. SIpas tyre, nuk dihet se çfarë ndotësi ka shkaktuar ndotjen dhe po punohet për jo për ta hequr ndotësin por për ta zbërthyer atë që të jetë i padukshëm.

Kjo ndotje bregdetare me hidrokarbur është e dyta që ndodh brenda një viti në Shqipëri kur vetëm pak muaj më parë një ndotje të madhe përjetoi edhe bregdeti i Durrësit.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla