Ndotja, Narazani: 'Kurum' të çohet
 Hagë, pasoja për jetën e njerëzve

Ndotja, Narazani: 'Kurum' të çohet<br /> Hagë, pasoja për jetën e njerëzve
Më shumë se kurrë intelektualët dhe qytetarët të Elbasanit janë të revoltuar kundër nivelit të lartë të ndotjes në këtë qytet. Teksa të gjithë e pranojnë se kompania “Kurum” është një ndër shkaktarët kryesor të nivelit të lartë të ndotjes, jo më pak qytetarët kritikojnë pushtetin e qëndor e lokal.

Madje qytetarët pohojnë se edhe media duhej të kishe bërë më shumë për këtë problem, pasi ndër vite kompania “Kurum” por edhe kompani të tjera i kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme këtij qytetit dhe banorëve të tij.

Bardhyl Narazani, një intelektual i njohur në këtë qytet, përmes mikrofonit të A1 Report sqaron së niveli i lartë i ndotjes në këtë qytet është i paprecedentë. Narazani për këtë situatë bën fajtor edhe pushtetin qëndor e lokal, ndërsa shton së çështja duhet të zgjidhet përmes Gjykatës, madje edhe në Gjykatën e Hagës.

Ai ndalet edhe tek një rast konkret i pasojave fatale të kësaj ndotjeje. Ndërkohë edhe qytetarët e thjeshtë të Elbasanit janë të mendimit se gjobat karshi ndotësve të mëdhenj të mjedisit duhet të jenë drastike. Qytetarët bëjnë apel që zëri i tyre të mos bjere në vesh të shurdhët, pasi janë ata që i vuajnë pasojat më të rënda nga ndotja që shkakton “Kurum”.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim