Llogaridhënia publike e qeverisjes ka filluar të japë rezultatet e para. Ministri i Mjedisit ka shkarkuar sot nga detyra Kryeinspektorin e Mjedisit në Elbasan, Ada Guzin, pas ankesave të banorëve të Bradasheshit. Banorët u ankuan sot në llogaridhënien e qeverisë në Elbasan për ndotjen që vjen nga Rafineria e Naftës apo uzina në këtë zonë.
Menjëherë pas kësaj, ministri ka larguar Kryeinspektorin, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ky i fundit i ka përcjellë një mesazh Kryeinspektorit të ri, Enver Shkurtit, duke e paralajmëruar se ka një muaj kohë për t’i dhënë zgjidhje problemit të qytetarëve.
Ministri sapo me njoftoi qe Kryeinspektori i Mjedisit shkarkohet nga detyra. Nderkohe qe dua t’i them Kryeinspektorit te ri qe ke vetem 1 muaj kohe. O merr fund tymi me helm dhe mbetjet e naftes ne kanalet vaditese, o ty dhe shefit tend do te jem une qe do t’ju bej kallzim penal per shperdorim detyre.
Taulant Balla, kreu i grupit të PS
Pse, inspektorati e paska fajin? Japin leje ministrite tuaja, ankohet inspektorati, ju nuk beni asgje, dhe e shkarkokeni titullarin a priori. Varja, se do i marre rrogat nga parate tona nje me nje. pffffff.
Përgjigju