Në afërsi të fshatit Majkosh, bashkia Tepelenë ndodhet impianti që përpunon inertet dhe bitumin që shërben për shtrimin e rrugëve. Banorët kanë shprehur shqetësim për ndotjen e ajrit. Ata kanë kërkuar ndihmë nga bashkia e Tepelenës por s’kanë marrë përgjigje.
Në çdo orë të ditës, oxhaku çliron tym që mbulon jo vetëm Tepelenën por edhe në Memaliaj. Ata që pësojnë dëmet më të shumta janë banorët e fshatit Majkosh.
"Shqetësuese shumë, s’ka ku shkon më. Plus kësaj aty tutje digjen dhe mbeturinat e qytetit. Ne jemi fshat në harresë, pa ujë, pimë ujë pusesh, jemi pa xhade".
Ne probleme kemi, jemi ankuar dhe s’kemi marrë zgjidhje. Unë jam më afër nga të gjithë nga fabrika... dhe nuk ka zgjidhje, ku të ankohemi?! Një pjesë e banorëve janë punësuar aty dhe nuk ndihen".
Është një problem i madh. Krijon tym, për tokat për bujqësisë. Vjen tymi kur hapim dritaret, e kështu që mirë s'e kemi..."
Siç shihet në pamje, e gjithë lugina e Vjosës është e prekur nga reja e tymit qe çlirohet nga fabrika e prodhimit te bitumit.
Fabrika ushtron aktivitetin në bazë të lejes mjedisore të tipit B, ndaj është e detyruar të vendosë filtra ajri. I kontaktuar nga Report TV, Drejtuesi i Inspektoratit të Mjedisit për rajonin e jugut, Denis Vogli pranon se prej 6 muajsh nuk është kryer asnjë kontroll në subjektin "Cobial".
"Për këtë subjekt nuk është kryer inspektim 6 muajt e fundit, por pas sinjalizimit do të nis një grup inspektoresh dhe nëse evidentohen problematika do te merren masa nga gjobë deri në heqje licence", u shpreh Vogli.
Kompania "Cobial" në pronësi të treshes, Ergest, Qemal dhe Alfred Pazaj prodhon asfalt për shtrimin e rrugëve, së fundmi ka fituar tenderin për aksin e vjetër të rrugës "Fier-Vlorë" me vlerë 7 milionë euro.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ Goditën me sende të forta një person, arrestohet 31 vjeçari, në kërkim i vëllai
24 Janar, 13:21
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
‘Tapë’ në timon dhe shkaktoi aksident, AMP arreston policin në Gjirokastër! E pësojnë edhe 2 efektivë të tjerë
20 Janar, 11:25
-
Rruga e varrezave në Këlcyrë si në mesjetë, 30 vite pa investim! Bashkia nuk ‘vë dorë’, banorët: Duhet ndërhyrë! Kryebashkiaku për REPORT TV: Prioritet më 2025
19 Janar, 16:50
-
Gjirokastër/ ‘Andromeda’ shkatërron grupin e shpërndarësve të drogës, 17 të arrestuar, mes tyre 1 doganier! Pezullohen 2 efektivë të Kakavijës (EMRAT+VIDEO)
19 Janar, 11:12
-
Gjirokastër/ Zjarr në një banesë, shkak dyshohet masa elektrike në aspiratorin e kuzhinës!
17 Janar, 19:13
-
Gjirokastër/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuzohet për abuzime me tenderat
17 Janar, 14:11
-
Rrëshqitja e dherave, bllokohet aksi rrugor Ura e Dragotit-Këlcyrë
14 Janar, 14:59
-
Gripi Shpendëve zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Gjirokastër! Mbi 20 pula janë groposur
14 Janar, 10:11
-
Gjirokastër/ Zjarri shkrumbon magazinën, ikën dëm edhe 1 ton raki, shkak dyshohet shkëndija elektrike
13 Janar, 13:10
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
Po si sju vjen turp qe genjeni , firma ne fjale eshte firma me e regullt ne tepelene , ka punesuar rreth 100 familje tepelenase dhe nga zona perreth , po me vjen keq se hallin duhet ta keni gjetke , rrezik dikush nga konkurenca paguan te prishe imazhin e kesaj firme serioze , kjo seshte shume korrekte nga ana e juaj si tv
PërgjigjuOre Firma puneson njerez she esht normale.po PSE thuaj QE genjejn per ndotjen Kur e ke me Video tymrat QE shkakton