Një ndër kontributorët në reformimin e PS, Ndre Legisi, sekretar i PS për marrëdhëniet me aleatët flet për 22 vjetorin e krijimit të PS. “Jam një nga mbështetësit e parë të PS dhe bashkëthemelues i FRESSH, kur entuziazmi i ndryshimeve demokratike përfshiu shumëkënd.

Ishte një vendim i vështirë që ne ndërmorëm në atë kohë, por që na rezultoi i drejtë. Ne vendosëm një ekuilibër të domosdoshëm përkundrejt një entuziazmi që nuk rezultoi ashtu sikurse u paraqit nga politikanët e djeshëm dhe të sotëm të menaxhuar nga Berisha”, tha Legisi.

Ai ka nënvizuar kontributin e tij dhe kolegëve në PS. “Sot nga një kontribues e mbështetës i PS që në themelim e ndër vite ndjehem një kontribues dhe votues i thjeshtë në fitoren e saj.

I bindur që një ditë të bukur, PS do jetë fituese e manifestuese e idealeve të atyre ditëve ku deputetët e sotëm të saj ishin votues ose propagandues të politikës së PD. Unë ruaj kujtime shumë të mira, për të gjithë udhëheqësit e PS ndër vite, që për arësye pragmatiste kanë ndjekur rrugët e tyre.

Por i respektoj ata për gjithçka bënë në vitet më të vështira për këtë parti”, nënvizon Legisi. Teksa nënvizon se po kontribuon për fitoren e PS.