Ndre Mjeda, kleriku që bashkoi
biblën me shpirtin e malësorit

Ndre Mjeda, kleriku që bashkoi<br />biblën me shpirtin e malësorit
Fjala bari-bari-u, në latinisht –pastor-oris, në leksikun teologjik të krishterimit ai që ruan që mbarështon besimtaret. Apo drejtues - kujdestar i ngarkuar me një detyrë me përgjegjësi tek një bashkësi, etj, ai që është i ngarkuar të drejtojë dhe udhëheqë shpirtërisht besimtarët e vet. Në Besëlidhjen e Re, ky atribut i dedikohet themeluesit tё krishterimit, Jezu Krishtit. Pas tij, ky atribut i jepet shërbimit ipeshkvor - ipeshkvijve apo dhe  klerikut si shtresë më e ulët kishtare. Unë jam Bariu i Mirë. Bariu i mirë  e jep jetën e vet për dele (popull). ( Gjoni, 10,11.) Fjala Shpirt (hebraisht -ruah, gr-pnèuma, psychè) në kuptimin biblik, në të gjitha gjuhët klasike, ka një larmi kuptimesh si: Era,
Frymëmarrja, Shpirti i Njeriut, etj. Në kuptimin e Shpirtit, të njeriut, për sa kohë mbetet tek njeriu, kjo frymë hyjnore i takon vërtet atij dhe bën mishin (korpin) e tij,  pra  të njeriut të pajetë,  një qenie  që vepron, gjallëron etj.

  Ndërsa, trupi, në  Besëlidhjen e Vjetër, në hebraisht-basar, dhe Besëlidhjen e Re, në greqisht, sarx e sôma, si komponent i dytë, së bashku me shpirtin –mendjen,  përbëjnë qenien njerëzore. Duke folur për temën në fjalë, kemi parasysh dom Ndre Mjedën, si person fetar, klerik i kishës katolike, ndërmjetësues mes Hyjit dhe njeriut, drejtues i shpirtit, mendjes dhe zemrës sё njeriut. Më ketë rast kemi parasysh kujdesin e tij shpirtërorë për besimtarët që iu ishin besuar prej Kishës Katolike dhe jeta e tij shpirtërore nga thithi nektarin e gjithë krijimtarisë së tij letrare. Shkrimi ka për qellim të hedh dritë mbi botën më pak të komentuar të poetit, si ajo,  “sarx”, “pnèuma”, “psychè” nga e cilat, Mjeda u lind dhe u formua si talent i jashtëzakonshëm dhe arriti të bëj për shqiptaret epokë në mënyrën e vet.
 
 
Rrugëtimi i poetit. Nisja për jetën e meshtarisë
Ftesa për t’u bërë meshtar, (klerik) sipas biblës është  një vepër Hyjnore. Zoti këtë ftesë e realizon në forma dhe mjete  të ndryshme veprimi. Tek poeti Ndreu dhe vëllai i tij Lazri, thirrja e tyre ishte nxitur nga jeta e përshpirtshme qe kini  prindërit,  babait Jakut dhe e nënës Luçe, më ndërmjetësimin e Shpirtit Shenjt (Shpirtit të Zotit) dhe shpirtit të tyre të pastër për të iu kushtuar Zotit Hyj. Andrea  (Ndreu) u lind mё 20 nëntor 1866 dhe Lazri mё 6 mars 1869 në Shkodër. Ata u linden nga një familje shumë e varfër dhe e vuajtur, por e ndershme dhe e përshpirtshme e ardhur nga Kryeziu i Pukës në Mjede, për ta vazhduar pastaj jetën në Shkodër. Në ketë kohë populli shqiptare lëngonte  nga robëria e egër osmane, çetës se atyre klerikëve qe ruanin fe e atdhe ia bashkëngjiten dy vëllezërit të cilët që e në moshë të re, kishin vendosur  të marrin rrugën e një udhëtimi të gjatë, dhe delikat për kohen,  për tu bëre bari të shpirtrave e në veçanti popullit shqiptar. Nёna,  Luçe edhe pse e vej, kishte dhuruar Zotit e kombit dy djemtë: Andre dhe Lazrin,  duke i nisur për tu shkolluar gjatë viteve 1873- 1878 në Arqipeshkvin e Shkodrës dhe më pas  në Seminarin Papnuer tё Shkodrës i cili udhëhiqej nga eterit Jezuit. Një rol të rëndësishëm në përkushtimin e jetesë kishtare të Imzot Lazrit dhe Dom Ndreut, padyshim e patën,  famullitari i atëhershëm dom Zef Shestani e pasuesi, dom Engjёll Radoja, si dhe edukatoret e Shoqërisë Jezuite,  të cilët këta të fundit e morenë Ndreun për ta brumosur në gjirin  e tyre.
 
Mjeda hartues dhe përkthyes i teksteve biblike
Ndre Mjeda që në moshë të re filloi të shquhej me një talent të jashtëzakonshëm, talent natyrore i dhuruar nga vet Zoti. Kjo gjë u vërtetua shumë shpejt, kur moshën 16 vjeçare qe dërguar nga Jezuitët në studime të cilat i realizoj gjatë viteve 1880 – 1895, duke qëndruar në  vende të ndryshme të Evropës, si: Itali, (Kremona, Chieri), Francë, (El Pog, Cosse-le,  Vivien ), Kroaci (Kraljevica) Spanje (Porta Coeli-it, Ara Christi) e deri në Poleni (Krakovë), kur i përfundoj studimet e larta teologjike dhe u shugurua për meshtar i kishës katolike.

            Mjeda ishte i vetëdijshëm se arsimimi,  dituria, shkenca,  janë elemente të rëndësishme për njeriun, për të qenë i aftë për të dëshmuar përkushtimin ndaj Zotit, Atdheut dhe  bashkësi e krishtere – Kishës.
Andaj gjate qëndrimi nëpër universitet evropiane ju përkushtua studimeve. Pos hartimit të lirshëm të poezive në latinisht dhe shqip, shkrimeve poetike do përkthente, dhe libra të çmuar edukative-arsimore në fushën e letërsisë shqipe dhe letërsisë teologjike në shqip. Disa prej tyre u botuan gjatë jetës studentore si : “Jeta e sceitit sc’ Gnon Berchmans” Jeta e Shën Gjon Brechmansit)  jeta e një Shenjti të Shoqërisë Jezuite, Romë, 1888, “T’perghjamit e Zojs Bekume” (Përngjasimi i Zojës së Bekuar) Romë 1892,  përkthyer nga spanjishtja, botimi dytë i Shkodër, 1927 etj.. Ketë aktivitet e vazhdoj edhe pas kthimit të tij në atdhe.

Ishte kjo një nisje e mbarë studentit të ri, për zhvillimin e mëtejshëm të arsimimit kulturor e fetar, të cilin e kultivoj tërë jetën.
Qe nga dita e kthimit të tij në atdhe, në vitin 1899,  i gjithë aktiviteti i tij baritor dhe intelektual, qe përqendruar në celebrimin meshave, të sakramente të ndryshëm, predikimin e  Fjalës Biblike (Fjales së Zotit), në shuarjen konflikte dhe pajtimit në popull, etj., dhe në edukimi e jetës sociale, arsimore e kulturore të popullatës, e cila akoma ishte e prapambetur e nga  pushtimet osmane.

Mjeda, gjatë punës baritore, (shpirtërore), shumëvjeçare, në famullit:  Vig, Mnelë, (1899-1900), Dajç të Zadrimës, (1902-1906), Kukël (1906-1937), dhe disa të tjera për rreth   duke e pare nevojën mësimeve biblike në shqip, vazhdoj të merrej më përkthimin dhe hartimin e librave, shpirtërore, biblike dhe teologjike, duke e shpalosur kështu talentin e tij të rrallë si një intelektual i spikatur i përmasave kombëtare por dhe evropiane. Ai, më pendën e tij të artë la gjurmë te dukshme në hartime të teksteve dhe përkthime nga gjuha: latine, italiane, spanjollë polake etj, të cilat për 30 vite më radhë u përdorën nëpër shkolla për edukimin brezave te rinj.

Mjeda, në këtë drejtim hartoi doracakun, “E diela nder Kisha t’ katundve”, Shkodër 1901. Më ketë doracak populli i Zotit, duke lexuar  do kishte mundësi për të kuptuar më mirë lutjet drejtuar Hyjit, nëpërmjet Meshës (Eukaristisë) Hyjnore, e cila është lutja më kulmore në jetën e çdo të krishteri si dhe lutjet të tjera të përditshme. Më pas, hartoi dhe botoi librin për shkolla fillore, “Historia Shejte” i cili përmbante përshkrime të shkurtra të ngjarjeve biblike, botuar në Vjenë, 1915. Libri në fjalë,  për shkak të rëndësisë së veçantë qe kishte dhe nevojave të popullit  për të thithur njohuri të reja mbi etiken- moralin, sipas konceptit e jetës biblike etj.,  libri arriti të botohej tri herë në alfabetin e Agimit dhe një tjetër në alfabetin e Manastirit  botuar në Shkodër, 1928

 Mjeda, talentin e tij si përkthyes të ushtruar në shkollat jezuite evropiane, gjatë studimeve Filozofike dhe Teologjike, e shpalosi gjatë jetës meshtarake duke punuar edhe si anëtar i Kryedioqezës së Shkodrës, në famullin e Kuklit.
Kontributin në pasurimin e letërsisë shqipe e dha duke ribotuar dhe botuar vepra të tjera fetare e letrare.

Ku pos “Historia Shejte”, Mjeda, për nevojat, e  shtresës së lart intelektuale, përkthej dhe botoi librin e teologut të njohur të Kishës Katolike, Roberto Bellarmini, “Katekizmi i Madh”,– si një përmbledhje e shkurtër e mësimit të krishterë, botuar në katër vëllime, Shkodër 1927, dhe vëllimi i pestë po aty në vitin 1928. Për edukimin e brezave rinj shqiptar përktheu librin e njohur tek rinia evropiane, “Shёn Luigi Gonxage”, botuar në Shkodër 1927.

Duke vlerësuar rolin të cilin Zoja e Bekuar - nëna e Jezu Krishtit,  kishte  historinë e Kishës Katolike dhe nderimin që kësaj figure i jepte populli shqiptar,  pendën e tij te mbrehur e vuri në funksion të saj, duke botuar pjesën e parë të librit “Lumnit e Zojёs Bekume”, Shkodër 1929, të përkthyer që nga koha studentore. Më pas përgatiti një libër  tjetër, “Jeta e se Lumes Virgjin Mri”, nxjerr nga vepra “Çeta e Profetëve” (Cunius Prophetarum) tё Imzot P. Bogdanit, Shkodёr, 1930.
Shkrimet e tija kanë rrezatuar  dhe për revistat njohura si: Leka, Hylli i Dritёs dhe Kumbona e se Diellёs, etj., ku botoj artikuj të shumët,  shkencore, kulturore, fetare,  letrare-artistike etj..

Mjeda, më anën e hartimeve dhe përkthimeve brilante të këtyre teksteve,  shpalos njohurit e të thella që ai kishte në fushën e filozofisë e teologjisë, lami këto shumë pak të njohur për popullin tonë, i cili për faktin qe gjendej nën perandorin e egër osmane, nga këto mundësi i ishte i privuar.
Më këtë rast,  gjuhëtaret, letraret, poetet, tanë  nga  Mjeda, do mësojnë se gjuha e jonë edhe pse ende e palëvruar,  është e zonja të shpreh ndjenjat më thella njerëzorë ndaj Hyjit
 
Nga librat e Shenjte (libra të frymëzuara nga Hyji) , mësojmë se zhanri poetik gjenezën e vet e ka qysh nga lashtësia. Populli i lindjes si dhe Izraelitet si popull i zgjedhur i Hyjit, kanë pasur prije të fort për prozë e poezi. Poezitë shquheshin se vepra frymëzuese mbinatyrore. Ato janë kënduar me instrument “Psalterion”  - korde hebraike. Poezia dhe proza, për ketë arsye në gjuhen biblike, quheshin “Psalme”, sipas kësaj vegle muzikore me ane të cilës behej përcjellja e këtyre këngëve (poezive).
Psalmet ishin pjesë e lutjeve të caktuara për Tempull, më anë të cilave tregohej lidhja e ngushtë shpirtërore e popullit me Hyjin e Besëlidhjes së Vjetër.  Psalmet si vlera me kulmore shpirtërore me anë të cilave tregohet qëndrimin e njeriu ndaj krijuesit, kanë hyrë në vazhdën e lutjeve të përditshme edhe në  Besëlidhjen e Re për popullin e krishterë. 

Vlera e tyre mbete e përhershëm, pasi  klithma e shprehur prej autoreve të ndryshëm të këtyre poemave me himne, lavde, falënderime Hyjit, kushtrim për ndihmë,  më lutje e ankime, mallkime, etj.,  burojnë nga vete natyra e njeriut-krijese dhe Hyjit krijues.
Poetët shqiptare, të të gjitha kohërave, duke qenë klerik apo njohës te mirë të kulturës biblike, në fokus të poezive të tyre, krahas dukurive të shumta të jetës se përditshme, të natyrës qe e rrethon, kanë dhe trajtimin artistik të Zotit, Mbretërisë Hyjnore, dhe subjekteve të tjera të Biblike.
Kur kemi të bëjmë me poetin Mjeda, ai, duke studiuar për 20 vite me radhë nëpër qendra me të njohura të Evropës, pati rastin të njihej shumë  mire me vlerat më kulmore poezisë botërore dhe asaj biblike.

Mjeda, duke qenë klerik, dhe duke kuptuar mirë se shqiptari i të tri besimeve e ndijën fuqishëm besimin në një Zot, në krijimtarinë e tij letrare – poetike, pos të tjerash, do  shqiptonte qenësinë e se vërtetës Hyjnore dhe njerëzore si: drejtësia, flijimi, përvujtëria,  dashuria, etj, të ndërlidhura shpeshherë, me Hyjnë-Zotin, Mbretërinë Qiellore, Engjëjt, vdekjen, ngjalljen,  si emërues i përbashkët i njeriu i të gjitha kohërave me ketë rast i shqiptarit.

Sipas Mjedës, shqiptaret si popull besimtar i  Zotit, duke e dashuruar Hyjin, do e dashurojnë dhe nderojnë dhe atdheun. Branko Merxhani,  më të drejt do thoshte, se “Para së të mësojmë të për të menduar, duhet të mësojmë të dashurohemi. Duhet të mësojmë të besojmë”.
Mjeda, duke i dhënë veprimtarisë së tij poetike këtë lloj trajtimi, ka arritur të shkëlqej në ketë fushë duke e bërë poet i përjetshëm. Po kështu, ai ka shkëlqyer në përkthime dhe hartime të librave shpirtërore, teologjike, duke u quajtur një  pasardhës i denjë, i Buzukut, Budi, Bardhit dhe Bogdanit.

Mjeda, më poezinë e tij ka shprehur brendësin, shqetësimet dhe ndjeshmërinë e fuqishme për natyrën dhe njeriun mjere e  të lumtur,  si dhe për çdo gjë që atë e shoqëron.
Në qendër të poezisë se tij, si klerik, qëndron qartë dhe thellë bashkimi dhe njësimi shpirtërorë e mendor i njeriut. Sipas tij,  njeriu, (shqiptari) si qeneje Hyjnore, pos që është i lidhur më ambientin ku jeton, është i lidhur ngushtë dhe  më Zotin, më mbretërinë qiellore, vdekjen (morden), ngjalljen,  parajsën, jetën e pasosur, kurse, shqiptari i botës së krishterë, është i lidhur dhe më Jezu Krishtin, Engjëjt, Zojën e Bekuar, Kishën, festat e krishtera, etj.. Të gjitha këto nocione fetare i gjejmë kudo të shprehura në poezitë dhe prozën e Mjedës.

Krishterimi, si koncept, te Mjeda ishte një mundësi dhe shpresë e madhe në përballimin e vuajtjeve të njeriut–shqiptar, që i shkaktoheshin nga jeta primitive – fshatarësh dhe vuajtjeve që i shkaktoheshin nga robëruesit osman.
Te poemtha, “Lissus”, , Mjeda, duke thurur lavdin e heronjve tanë, hyjnizon sakrificat e atdhetare tanë, duke kërkuar nga Zoti që t’i shpërblej për heroizmin e tyre për fe e atdhe: “Qe dëshmuesin, o Zot”, këndoshin, “qi jetën, Për shejten fe, për Shqiptarin e shkrini, E patundshme përherë shtyllë e mburoje. Ai diq o Zot, për mbas detyrës, por t’shkretën, Atme ti rueja, qi dikur pertrini, Ti n’qiell ndër mprojtsa t’ Shqiptaris rreshtoje”.

Ndërsa, të poezia, “Vorri i Skënderbeut”, -  një copë tokë ku prehen eshtrat e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, duke vlerësuar së tepërmi veprimtarin e tij si udhëheqëse i  popullit tonë në mbrojtën e atdheut nga pushtuesit aziatik, poeti, varrin e Skënderbeut e ngritë në rangun e altarit Hyjnore: “E prej vorrit t’ktij farë trimit, Merrte uzdaj për vedi e mjera. Te ky lter i dashunimit Niste djelmt për luftna tjera”.

Edhe te poesia,  “Mahmund Pasha”: ku përshkruhet kushtrim i malësorëve në beteja kundër pushtuesit osman, e vdekja e pa lavdishme Kara Mahmut Pashës, poeti flet edhe për pjesë të jetës se tij si dhe çdo njeriut: vdekjen, ngjalljen, shpirti, Altarin, Hyjin, Shën Nikollin etj, nocione këto nga të cilat përbëhet jeta e çdo besimtari. “Se nji za shungulloj ku rri Hyji; Delni, o t’huejit, prei vendeve tona; Tjetër ligje e flamurë ko nuk dona; U betue Shqiptari e ngurroj,  apo “ Mahmud pasha,  Qe n’vorr Skenderbegu ngrehu kryetin te kisha e Shë Nkollit...”

Mjeda si prodhues i artit origjinal shpreh bindjen se poezia qëndron lart mbi lirinë dhe robërinë. Andaj, më të drejtë poeti poezinë heroike i mbështjell më nocione hyjnore, do te thotë, i jep dimension të një përjetësie. 


Shkrimi u publikua dje (3.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore