TIRANË - Debate në Komisionin e Jashtëm ku u prezantuan emrat e propozuar për ambasadorë të rinj në vendet e rajonit si në Kosovë, Maqedoni dhe në Vatikan.
Debate ka pasur në lidhje me kandidaturën e Ardian Ndrecës si ambasadori i cili është prezantuar nga Ministria e Jashtme për të përfaqësuar Shqipërinë në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Deputeti Kastriot Islami i PD-së Kastriot Islami tha se Ndreca ka shkelur etikën dhe ka konflikt moral me presidentin Nishani.
“Ndreca e ka quajtur presidentin ulok moral. Ka shkelur etikën. Ka konflikt interesi moral me Presidentin e Republikës.”- ka thënë Islami.
Nga ana e tij Ndreca është shprehur se “më është dukur kakofoni që Presidenti të merrte për këshilltar një pjesëtar të monarkisë. Roli i intelektualit duhet të jetë kritik. Nuk është në rolin tonë të lavdërojmë palët politike po me vrull kam kritikuar qeverinë socialiste të Nanos”.
“Kam qenë qytetar privat kur kam botuar artikujt për Nishanin. Roli i intelektualëve duhet të jetë kritik. Me koherencë totale kam kritikur edhe qeverinë socialiste të Nanos. Jam i paangazhuar politikisht. Mu duk kakofoni që Presidenti mori si këshilltar një pjestar të Monarkisë. Për institucionin e Presidencës dhe Presidentin kam respekt. Kam mbrojtur edhe Presidentin Topi kur ështe sulmuar padrejtësisht”, tha Ndreca.
Në replikë, Islami tha se “do të preferoja guximin të pranonte ato që ka thënë për Presidentin, të cilin e ka quajtur si figurë groteske. Është në konflikt moral me Presidentin”.
Deputeti i PS-së Ben Blushi ka tërhequr vëmendjen tek e shkruara gegërisht e Ardian Ndrecës.
“Vlerësoj 3 kandidaturat dhe inkurajoj MPJ-në që të fusë sa më shumë diplomatë karriere në shërbim. Vlerësim për Ndrecën, por shteti ka simbole si flamuri dhe gjuha. Ju shkruani në gegnisht në shkrimet tuaja. Por kur je zyrtar i shtetit duhet përdorur gjuha zyrtare. Gjuha është një nga arsyet që jemi bashkë sot. Ku fillon dhe mbaron parimi i laicitetit të simboleve, gjuhës etj. Shpresoj të mos paragjykohem si njeri kundër gegnishtes, siç u paragjykova herën e skuar në lidhje me fenë”, tha Blushi.
Kandidati Ndreca theksoi se shkrimet janë jo zyrtare dhe se në punën zyrtare do të përdor gjuhën zyrtare, madje pa gabime, jo siç mund të ketë ndodhur me ndonjë dokument zyrtar që kam marrë në të shkuarën.
"Ato kanë qenë ese dhe jo shkrime zyrtare", është përgjigjur Ndreca.
Ndërkaq, deputeti Dokle vleresoi tre kandidaturat dhe theksoi se “diplomati duhet të njohë mirë vendin ku shkon dhe z. Ndreca do ta bëjë shumë mirë punën në Selinë e Shenjtë, duke qenë se e njeh shumë mirë atë vend”.
Ndërkohë në emër të opozitës, deputeti Bumçi theksoi se, “sistemi i diplomacisë ka rënë. Ka 4 muaj që kandidatuar që paraqiten janë politike. Po goditet sistemi i diplomacisë”.
Kryetarja e Komisionit, Arta Dade tha se “më vjen mirë që jeni të shqetësuar, kur për 8 vjet bëtë masakër në trupin diplomatik”.
Edhe deputetja Valentina Leskaj pati vlerësime për kandidaturat dhe theksoi se, “reforma në diplomaci nuk është çështje numrash, është më e gjerë se kaq. Duhet të zbatojmë ligjin, ligji thotë që 20% e kandidaturave mund të jenë jashtë sferës së diplomacisë. Kemi kërkuar projekt raportin nga MPJ për të parë të gjitha kandidaturat dhe për të vlerësuar”.
Po kështu Petrit Bushati është propozuar nga ministria e Jashtme për ambasador në Maqedoni, Qemal Minxhozin, i cili është propozuar për në Kosovë.
Deputetët e PD-së janë shprehur se nga 11 kandidatura 6 janë politike dhe se ministria nuk po bën reformën e premtuar. "Kjo nuk është reformë në diplomaci, sistemi ka rënë".
Një prej çështjeve kryesore të ngritura gjatë prezantimit të tre kandidatëve ishte ajo për lumin Radika. Kandidati për Ambasador në Maqedoni, Petrit Bushati duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të PD-së, Kastriot Islami u shpreh se, çështja e ujërave, duhet të zgjidhet sipas të Drejtës Ndërkombëtare.
“Menaxhimi i ujrave është problem që përbën përparësi duke u nisur prej kufirit të gjatë tokësor mes dy vendeve dhe rrjedhjes së ujrave, që rrjedhin në drejtimin perendimor. Çështja e ujërave duhet zgjidhur në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Ekzistojnë marrëveshje dypalëshe mes vendeve tona. Marrëveshjet do të mbrojnë interesat e Shqipërisë, sigurisht pa prishur interesat e Maqedonisë”, tha Bushati.
Gjithashtu Bushati u shpreh se, në qendër të punës së tij, në përputhje edhe me programin e qeverisë, prioritet do të jetë forcimi i bashkëpunimit në shumë fusha me Maqedoninë, bashkë me faktorin shqiptar. “Deri sot janë arritur një sërë objektivash. Pas vizites së Kryeministrit Rama në Shkup, ka pasur intensifikim vizitash”, tha Bushati.
Anëtarët e Komisionit të Jashtëm kanë shqyrtuar edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës gjatë qëndrimit të tyre në territorin e shteteve përkatëse”.
Redaksia online
(ac/os/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com