Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni, i është përgjigjur për herë të dytë akuzave të Kurt Kolës, i cili pretendon se Ndregjoni ka qenë spiun.
Për Shqiptarja.com, Ndregjoni ka hedhur poshtë si shpifje akuzat e Kurt Kolës, duke pohuar se disponon të gjitha dokumentet dhe vendimet që rrëzojnë akuzat e Kolës.
Po ashtu, Besim Ndregjoni sqaron se në vitin 1996 ka marrë kartelën e pastërtisë së figurës morale nga komisioni i pastërtisë së figurës, ndërsa shton se të gjitha akuzat dhe pretendimet e Kolës janë rrëzuar nga Prokuroria.
Në një reagim për Shqiptarja.com, Besim Ndregjoni thotë se akuzat e pabaza të Kurt Kolës cenojnë imazhin dhe personalitetin e tij, jo vetëm si Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, por edhe si aktivist i të drejtave dhe lirive të njeriut.
Ndërkaq, në reagimin e disa muajve më parë, Ndregjoni, ka sqaruar arsye se pse ka statusin e djalit të të burgosurit politik.“Kam kandiduar për deputet në vitin 1996 dhe kam marrë kartelën e pastërtisë së figurës morale nga komisioni i pastërtisë së figurës.
Sa i takon statusit të ish të përndjekurit, unë kam një baba patriot, i cili është nderuar me titullin si pjesë e rezistencës me 7 Prill 1939 me Abaz Kupin, pra është dekoruar nga Presidenti Mosiu me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”. Babai im ka bërë burg politik. Unë kam statusin e djalit të të burgosurit politik”, ka deklaruar Ndregjoni.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com