Ndreu: Mziu urdhëronte mësuesit 
të siguronin vota, mbanin lista

Ndreu: Mziu urdhëronte mësuesit <br />të siguronin vota, mbanin lista
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu nga foltorja e parlamentit ka paraqitur disa lista, sipas të cilit janë deklarimet e votave të mësuesve të shkollave në Kamzë, të urdhëruar nga Xhelal Mziut.

Ai i është drejtuar opozitës duke u thënë se ata janë kampionë të vjedhjes së votës dhe nuk duhet të kenë moral të akuzojnë kënd për këtë.

Ja ku i keni votat që merrte me listë Xhelal Mziu..ja votat e idhullit tuaj të famshëm Xhelal. Një njeri që e keni simbol të shëmtisë e promovoni, ju s’keni moral të akuzoni askënd për presione politike. Mos ia shisni shqiptarëve sikur po ndodhin çudira që si ditkeni ju. Ju jeni kampionët e vjedhjes së votave. Vetëm në Kamzë janë dhënë 3300 asistenca në 2013. Jeni ju autorët e spektakleve të zeza që kanë ndodhur me zgjedhje, i keni vënë mësuesit në presion të pashembullt”,  shtoi Ndreu.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos