Ndreu: Nuk bëjmë dot hajër
në një parlament me Berishën

Ndreu: Nuk bëjmë dot hajër<br />në një parlament me Berishën
Pas incidentit të sotëm në parlament mes deputetëve të opozitës dhe socialistit Erjon Braçe, ligjvënësi i majtë Pjerin Ndreu thotë se nuk mund të shohë hajër një parlament i cili mban brenda Sali Berishën.

Sipas Ndreut, demokratët provokojnë për të marrë kredo publike e për t’ja dalë brenda partisë së tyre.

Ja reagimi i plotë i Pjerin Ndreut
Ky parlament është bërë i rrezikshëm, sepse ka një njeri që vjell vrer që kur mbahet mend në politikë për këdo që i del para, ky është Sali Berisha. Sepse ka ca deputetë në opozitë që e kanë ngritë karrieren pa asnjë kontribut, por me provokacione ndaj kolegeve, fyejnë duke kërkuar domosdo reagim te dhunshëm që të bëhen faktorë publikë se ndryshe nuk munden! Ky është parlamenti që punon me muzikën shurdhuese e kriminale të Saliut e nuk ka si bën hajër!

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Krishtlindja është ngjarja më e madhe në besimin e krishterë

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Krishtlindja është ngjarja më e madhe në besimin e krishterë