Ndreu: Pajisja e përgjimit, skenar
i PD me përfshirjen e Nishanit

Ndreu: Pajisja e përgjimit, skenar<br />i PD me përfshirjen e Nishanit
Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë deklaron se nuk ka një pajisje që kryen përgjime dhe se gjithçka është një sajesë e Partisë Demokratike në bashkëpunim me Presidentin Nishanin.

I ftuar në emisionin "45 minuta" nga Denis Minga, në Report Tv, Ndreu theksoi se gjithçka do të sqarohet pasi të jenë kryer të gjitha hetimet.

Ai foli edhe për thirrjen në Komision të zyrtarëve si Kreu i SHISH Visho Ajazi, Kryeprokurori Adriatik Lalla, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, dhe Kreu i Policisë Haki Çako, të cilët do të dëshmojnë për çështjen e përgjimeve.

ndreu
 
Çfarë ndodhi në Komisionin Parlamentar të Sigurisë?

Ditën e parë anëtarët demokratë të komisionit nuk respektuan procedurën dhe ne kërkuam thjesht zbatimin e saj. Ndërkohë sot, sipas procedurës vendosëm me një qëndrim të përbashkët që të thërrasim krerët e institucioneve për raportim në Komisionin Parlamentar të Sigurisë. Çfarë duhet të evidentohet sot është ekspozimi para opinionit publik si fakt i kryer. Është artikuar nga Ministri i Brendëshëm për një pajisje. Do duhen konluzionet në një çështje hetimore që ka filluar, më pas do të fajësojmë Saimir Tahirin apo dikë tjetër. Del Presidenti edhe thotë që ka një pajisje mua më duket e parregullt.

Presidenti ka burimet e tij ?
Burimet e tij duhet t’ja vendosë Prokurorisë, ai nuk mund të dalë në podium dhe të shprehet se ka të dhëna.

Ai ka folur disa jave me parë me akuza më të rënda, për inkriminimin e policicë. Si e përktheni qasjen e tij ?
Kur një drejtues i shteitit del dhe thotë kam të dhëna, gabon nga pikëpamja e ligjit. E dhëna nuk është asgjë, e dhëna nuk do të thotë ta shesësh në pubik. E dhëna merret dhe verifikohet. Duhen më shumë se dy burime për verifikim. Është gafë nga Presidentit publikimi i  të dhënave. Sic do ishte gafë për kryeministrin ose për këdo tjetër.

Ka një përplasjë mes eskponentëve të shumicës me Presidentin, a do ketë PS-ja një qëndrim ?
Jo nuk ka një qëndrim ndaj Presidentit, por kjo nuk do të thotë që nuk po ndjekim qëndrimet e presidentit.

Rikthemi tek Komisioni, çfarë problemi kishte dhe a ka ndodhje problem me LSI, Z. Rama tha se nese ka përgjim do te ishte skandal i madh ?
Jo nuk ka asgjë me LSI, në qoftë se do përdorej për përgjim sigurisht që do ishte një skandal. Ne jemi të qetë sepse nuk kemi të dhëna serioze të vërtëtuara se ka një pajisje përgjimi. Ne jemi bashkuar nismës së PD-së për ta verifikuar.

Kush merret nesër ne pyetje ?
Visho Ajazi i pari, pastaj Prokurori i Përgjithshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Ministri Tahiri.

Këtë bindje e keni nga Tahiri apo nga spektri profesional ?
Ne jemi treguar të rregullt në deklarata, nuk kemi thënë as është as nuk është. Bëni një kërkesë bazuar në ligj. Për sa kohë nuk ka asnjë të dhënë që kjo pajisje ekziston  nuk duhet të flitet.

Ka një skenar PD-së për këtë aferë ? Çfarë është paisja një kërcënim, apo pretekst ?
Që është skenar ,është skenar por se ku do i dalë tymi, ne këtë do presim dhe do shohim. Ne mbështësim PD-në për verifikimet e tyre. Presidenti i Republikës është i implikuar. Ky proçes, asnjë nga politika nuk duhet të japë konkluzione. Kush jep konklizione, paragjykohet.

ndreu

Po në qoftë se është e vertetë ?
Në qoftë se është vertetë Ministri e tha që mund të japë dorëheqjen por nese nuk eshte e vertete Presidenti duhet te japë dorëheqjen. Ose Presidenti ose Ministri do japë dorëheqjen.

Ju folët për skenar të destabilizim të vendit ? Apo është hipotezë ?
Ata janë munduar të destabilizojnë që kur kemi ardhur ne në pushtet. Ne kemi raste që parlamenti del nga tema. Nuk është luftë politike. Ata krijojnë mjergull për çdo gjë që ju del përpara. Ka tre vjet që ka vetëm zi karshi nesh. Në shqetësimet që ka Shqipëria në vend që të ndihmojë vendin merren me pallavra.

Që ta ndajmë pak, si është situata tani me zarar apo pa zarar ?
PS-ja është e vetmja që nuk ka nxjerrë asnjë pretendim për Reformën në Drejtësi. Edhe në mbledhjen me ambasadoret nuk pati asnjë problem. Kryeministri ju tha ambasadorevë që nuk ka asnjë deputet që nuk voton Reformën në Drejtësi. Reforma mbahet peng sepse PD-së i intereson tymnaja.

Nese ka një skenar për të vonuar reformën a jeni të përgatitur ?
Të gjithë e dini se kush do të pengojë. PD e pengon reformën. Une them ta lëshojë se nuk ka kush e kap .

Si i përgjigjeni, keni një plan?
Ne na duhet që reforma të jetë më kembe në tokë, na duhet një numër i gjërë.

I keni mundësitë të 94 votat ?
Nuk bëj llogari por besoj tek ndonjë deputet i përgjegjshëm.

Ka plan B per te gjetur votat e duhura?
Jo,  unë nuk jam anëtari i Komisionit dhe nuk di të ketë skenar. Unë nuk jam i autorizuar për plan A as plan B. Nuk është çështje humori Reforma në Drejtësi. Duhet votuar Reforma në Drejtësi.

Pyetje teknike, kjo paisje trajnimi a përbën shkelje ligjore ?
Do të sqarohet nesër ne Komison. Në polici ka teknologji në aparatura. Policia ka më shumë mjete zbuluese edhe parandaluese. Unë rezervohem të shprehem. Nuk do bëj gabimin e kolegëvë të PD-së të fajësoj askënd. Është herët të flasim për histori përgjimesh .

Cfarë ishte historia ?
Historia në Ministrinë ë Mbrojtës që as nuk lanë të futeshim brenda edhe pse ishin në drejten e tyre. Sjellja jonë është komplet ndryshe. Kjo është një risi që nuk ka ndodhur ndonjëherë në funksionimin e komisioneve.

Çëshja e përgjimeve është çështje për konsum politik ?
E dinë ata që e kanë formuluar, ata e kanë bërë për të fituar ndonjë  gjë. Nuk do bëj gabimin të flasë si Presidenti. Të dhënat e mija nuk mund të sherbejnë si të dhëna për të destabilizuar vendin. Unë nuk ka bërë ndonjëherë vaki të dal në Komision edhe të them se kam të dhëna. Cilido qytetar që ka kulturën e mesme, nuk thotë që ka të dhëna sepse është abuzim është shpikje alla shqiptare.

Do kemi një verë të nxhehtë politike?
Vera do të vijë me miratimin e Reformës në Drejtësi si garanci. Reforma në Drejtësi do i japë fund furtunës se informacioneve të rreme. Ka ardhur koha që me Reformën në Drejtesi edhe njerëzit të marrin vesh se kush ka qenë i korruptuar dhe kush shkon pas hekurave. Është rasti për fundin e historisë së zi .

Reforma nuk do i zgjidhë problemet brenda natës...?
Reforma nuk do të zgjidhet brenda natës por do i zgjidhë problemet që mos të varet nga humori i asnjë partie.

Rasti Balili që ka qene i arrestuar ne vitin 2006 dhe sipas PD ai eshte hequr nga lista e policisë?
As nuk e njoh as nuk e di kush është Balili, e kam njohur në Tv.

A mund të ndodhë që të hiqet nga lista e policisë nje i skeduar?
Ky do ishte një problem që do të hapte diskutime, Ministria e Brendshme nuk eshtë Tahiri. Çdo gjë që lidhet me policinë e faturojnë Tahirit. Nese ka ndodhur duhet të gjendet ai që e ka bërë dhe të dënohet.

Ju në opozitë këni akuzuar ish-qeverine Berisha për lidhjet me krimin?
Ne kemi folur me shifra zyrtare, ne kemi nxjerrë grafiqe per krimin.

Ju nuk keni akuzuar ministrin e atëhershëm, Noka?
Ne kemi akuzuar politikën e asaj kohe që ka krijuar premisa që policia të jetë e korruptuar për shkak te rrogave të uleta, për shkak të reagimit të ulët ndaj krimit.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik