Ndreu: PS, s'është si "çeta" e Saliut
rrihnin rivalët në banjot e partisë

"Kongresi i Partisë Socialiste kaloi pa asnjë incident, ndryshe nga ç’prisnin kundërshtarët politikë të ndodhte". Kështu shprehet deputeti socialist, Pjerin Ndreu, duke shtuar se, "ndryshe nga “çeta e Saliut”, që rrihte kundërshtarët në banjot e partisë, PS-ja ka diversitet mendimi".

"Ca pritën disa që japin mend vend e pa vend, që në kongresin e PS që të kërciste grushti?! Po ne nuk jemi çeta e Saliut që rrihte kundërshtarët e tij te banjot e partisë. Partia Socialiste ka diversitet mendimi dhe nuk është repart që bën rreshtore me një kasetë e një lloj muzike, si ushtarët e Saliut. Përpjekja për të vënë shenjën e barazimit mes dy modeleve është kulmi i vrerit, pandershmërisë apo i dashakeqësisë që shfaqin disa pseudointelektualë, opinionistë e pronarë mediash të mësuar me gjoba ndaj pushtetit. Aq shumë janë indokinuar nga Saliu sa u ngjajnë të gjithë si ai ! Jemi në Partinë Socialiste e jo në repartin N me komandant Berishën”, shkruan Ndreu në rrjetet sociale.

Redaksia online
(l.q/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas