Ndreu-Ramës: Kokëdhima sulm
Veliajt për drejtorin e UKT! Turp! 

Ndreu-Ramës: Kokëdhima sulm<br />Veliajt për drejtorin e UKT! Turp! 
TIRANE - Deputeti Pjerin Ndreu nuk i ka kursyer rezervat në grupin e Partisë Socialiste mesditën e sotme. Shqiptarja.com ka mësuar se në mbledhjen me dyer të mbyllura, ai i ka kërkuar kryetarit Edi Rama dhe grupit parlamentar të mbajë qëndrim për një deputet që është pronar i një gazete, e cila po sulmon kryebashkiakun Veliaj.
 
“Në grupin tonë parlamentar ka një problem që nuk ka qëndrime të unifikuara. Këtu ka deputetë që nuk respektojnë grupin dhe njëri-tjetrin. Madje deputetë që janë dhe pronarë gazetash (duke iu referuar Koco Kokedhimes dhe sulmeve te tij ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi ky i fundit shkarkoi drejtorin e Ujesjellesit te Tiranes, njeri i afert i Kokedhimes) Një prej kolegëve tanë ka ditë që përdor gazetën e tij për të sulmuar kryebashkiakun Veliaj. Kjo ndodh në sytë e të gjithëve dhe atij nuk i hyn gjemb në këmbë. Kjo është ajo që duhet të na shqetësojë më shumë se të tjerat dhe duhet të mbajmë qëndrim. Ky është turp”-ka thënë Ndreu. " Kryetari i bashkisë është një personalitet dhe duhet të mbështetet. Ndërsa partia e ka kryetarin, kur të mbarojë mandatin ai, hapim debat për tjetrin"
 
Prej ditësh, gazeta “Shekulli”, në pronësi të deputetit Koço Kokëdhima ka nisur një sulm ndaj kryebashkiakut Veliaj.
 
Gjithçka ndodhi kur Veliaj shkarkoi drejtorin e ujësjellësit, Neritan Gjojdeshi, një prej njerëzve më të fortë të koordinatorit të jugut.

Më pas Ndreu ka folur edhe për ngjarjen e Elbasanit me Ben Blushin: "Ngjarja e Elbasanit nuk e nderon PS dhe kjo duhet thënë. Nga ana tjetër dhe Blushi nuk ka të drejtë për debatin e zgjedhjes së kryetarit. Nuk është ky problemi i socialistëve dhe i popullit që pret shumë nga ne. Reformat janë të dhimbshme, ka thënë kryeministri, por ne vetë po shtojmë dhimbjet. Kështu po riciklojmë Berishën. I them Blushit që synimi për kryetar nuk duhet t-i errësojë arsyen dhe argumentin. Të thuash se ka banditë në një kohë kur ishe anëtar kryesie e s'the asgjë për dy vite, është amorale dhe kompromenton qëllimin tënd. Armando Prengën me të cilin ti ke drekuar shumë herë nuk e ka toleru askush, por i është ashpërsu shumëfish pozita nga vetë policia jonë. Nuk të nderon kjo që thu. PSsë i duhet më shumë unitet e jo thashetheme", tha Ndreu në grupin e PS-së.
Disa deputetë të PS-së kanë shpërthyer në mbledhje, ndërkohë që Ndreu ka vazhduar arsyetimin e tij: "Kemi pas parlament ku janë vrarë dhe ka prodhu -97, që ka sjellë amulli e korrupsion prej vitesh. Ne mezi po i riparojmë e jo ti mbajmë në kurriz. Kjo rrugë na çon te Berisha, kryekrimineli që bën dhe imponon ligjin për dekriminalizimin me tekat e veta", tha Ndereu

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'