Ndreu: Reforma në drejtësi,
përfshin vettingun për politikanët

Ndreu: Reforma në drejtësi,<br />përfshin vettingun për politikanët
Pritet që pas reformës në drejtësi,pas gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas vetingut në polici radhën do të kenë politikanët.

Kështu u shpreh deputeti i PS Pjerin Ndreu në emisionin ’45 minuta’ të gazetarit Denis Minga, transmetuar në Report Tv.

Ai shtoi se reforma tek politikanwt do të nis nga vetë ata që sot janë në pushtet.

Ndreu shtoi se kjo reformë do të sjellë tërmet në politikë.

Ndalur tek vetingu në polici, si një ish drejtues i Policisë Ndreu theksoi se kjo nismë do të ndikojë pozitivisht në pastrimin e strukturave të policisë, pasi ka ende zyrtarë të përfshirë në afera.

Duke u ndalur tek një nga cështjet më të debatuar në Shqipëri,ajo e drogës Ndreu u shpreh se në vendin tonë problem mbeten drogërat e rënda

“Në lidhje me drogën që kalon në Ballkan nga Shqipëria kalon vetëm 25% ndërsa 75% e rrugës ballanike për drogën e zë porti i Igumenisëcs” u shpreh Ndreu.


Intervista

Si perceptohet sot policia?

Ne kemi shumë turbulenca diskutimesh, në 4 vitet e mëparshme policia është rritur në sytë e publikut .Ka një qasje tjetër ndaj shërbimeve të policisë, sot policia është më e pajisur me veshje, me logjistikë, me pajisje. Sot policia ka një performancë më të saktë në raport me shtresat me potencë ekonomike dhe politike ne krahasim me ato me më shtresë më të dobët. Policia është ndëshkuese në të gjitha shtresat sociale. Unë si deputet kam marrë vetë gjoba. Djalit tim i është hequr patenta një vit . Sot ka një tjetër qasje ndaj policit, por kërkesa për të patur standarte më të lartë do të jetë gjithmonë dhe kjo është detyrë e ministrit dhe drejtuesve.

Ju e dini cdo të thotë vetting i gjyqtarëve e njëjta politikë do të jetë edhe ndaj policëve e ndërmarrë kjo nga një ministër si Xhafaj si hartues i reformës në drejtësi. Kjo do të thotë që ka probleme në radhët e policisë si përsa i përket krimit dhe korrupsionit ?
Është e rëndësishme të evidentohen njerëz që janë në kundërshtim flagrant me ligjin, vetingu duhet bërë, deklarimi i pasurisë do të nxjerrë në shesh shumë informacione, ti nënshtrohemi të gjithë skanimit të pasurisë, të jemi të hapur ndaj publikut

Jeni dakort që të ketë vetting për politikanët?
Do të ketë, reforma në drejtësi ka tre pika vetting te gjyqtarët, te prokurorët e pasi të mbarojnë në sistemin e drejtësisë prokurorët që do jenë në punë do të kenë target drejtorë, ministra,zvministra, kryeministra. Do të ketë një skanim të hollsishëm të të gjithëve, politika do të pastrohet, reforma në drejtësi ka vettingun edhe në politikë, sa më shpejt të bëhet, të vihet në vijë gjyqësori, është rasti i ngjashëm me Rumaninë por ligji ynë do të jetë shumë herë më ashpër nga sa mendojnë njerëzit, është një ligj që nuk do të fal asnjeri.

Me këtë llogjikë, me shumë gjasa do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme sepse në parlament ka shumë figura në pikëpyetje?
Po të dëgjosh sot të gjithë ata që merren me politikën shihen si të përfshirë ne korrupsion në trafik.Kjo është skemë e krimit të organizuar për të hedhur baltë mbi ata që janë zyrtarë të pastër.

Kush e organizon këtë krim?
Qëllimi i organizatave kriminale është paraja

Mund ta themi cili është trafiku më i rrezikshëm në Shqipëri?
Nuk kam ndonjë evidencë të qartë por droga është një porblem që po shkon drejt zgjidhjes, përfshirë drogat e lehta dhe të rënda. Përsa i përket drograve të lehta kemi qenë vend origjine por po shkon dejt zhdukes, problem mbeten drogërat e rënda. Në lidhje me drogën që kalon në Ballkan nga Shqipëria kalon vetëm 25% ndërsa 75% e rrugës ballanike për drogën e zë porti i Igumenisëcs.

Nga vjen droga?
Afganistani, Turqia e më pas kalon në vijën ballkanike Shqipëri,Greqi, Maqedoni.

Situata në Policinë shqiptare sa mendoni se është e prekur me krimin dhe korrupsionin?
Të gjitha policitë në botë kanë probleme me përfshirjen e elementëve të inkriminuar . Kam rezervat e mia me disa drejtues të policisë me implikimin e tyre përsa i përket kanabis sativa.

Ata janë ende në detyrë?
Nuk dua të shprehem për këtë gjë por ne e kemi pranuar këtë fenomen të cilën nuk e sollëm, por e gjetëm. Sipas mendimit tim policia nuk duhet të ngarkohet me detyra të tjera sic ndodhi ne mandatin e parë që kishin të bënin me lidhjet e paligjshme apo ndërtimet pa leje. Policia duhet të jetë në mbështetje të strukturave të shtetit por jo të ketë detyrën parësore këto cështje. Vetingu në polici do ti fshijë policët e përfshirë dhe të implikuar

Publiku ka besim tek vetingu i gjyqtarëve sepse procesi po monitorohet edhe nga ndërkombëtarët por vettingun e policëve kush do ta monitorojë?
Cdo nismë që ka të bëjë me pastrimin e zyrtarëve është pozitive. Udhëzimet që do të nxirren do të ndikojnë në proces. Vetingu në polici është një detyrë specifike që rrjedh nga reforma në drejtësi. Nëse policia arrin një model poztiv ky model duhet të jetë edhe në administratë.

Vini re ndryshim mes Xhafës dhe Tahirit?
Nuk kam të drejtë për ta thënë , për mua janë njerëz të përkushtuar, Tahiri ka sjellë ndryshime në polici, ndonëse jo gjthcka shkon mirë në polici. Edhe Xhafaj ka stilin e tij të të drejtuarit .

Ka një situatë disa javore të qetë në rendin publik dhe fatmirësisht nuk ka patur vrasje të rënda të krimit të organizuar. Ka një përmirësim të goditjes së policisë apo ka një marrëveshje të heshtur ?

Problemi i krimit të organizuar ëhstë kompleks. Krimi ndodh, sado e organizuar të jetë një shoqëri .Krimi duhet të ndiejë trysninë e shtetit. Dhe kjo ka ndodhur, janë marrë masa, është rritur numri i atyre që raportojnë në polici, shërbimet e terrenit janë më të shpejta.Bashkëpunimi me institucionet e tjera është më i madh.

E bëtë shumë rozë situatën por nuk ka goditje të grupeve të organizuara as në kohën e Tahirit ,dëgjojmë pastaj që shqiptarët janë kokat e krimit në shumë shtete të Evropes?

Tendenca për tu pasuruar i bëri shqiptarët që të futen në grupe të krimit të organizuar. Shqiparët ishin të ashpër dhe kjo i identifikoi ata si të rrezikshëm.Është karakteri i dhunshëm që i evidenton jo potenca ekonomike dhe skema e organizimit.

Megjithatë ka probleme me krimin në qytete si Tiranë,Elbasani,Fieri, Vlora, duket sikur ka një mungesë dëshirë të shtetit për ti goditur?
Krimi në botë ka një fizionomi në zonat urbane sepse tendenca e njerëzve për të ardhur në qytet shkakton kaos. Në të gjitha rrethet ku ka dendësi të popullsisë ka tensione mes klasave.

Sa i përket vetingut në polici ka një akuzë që kjo mund të kthehet si gjueti shtrigash për të hequr zyrtarët e LSI?
Nuk ka fare impakt, LSI nuk është përfshirë shumë në polici. Ne e kemi votuar ligjin reformën në drejtësi. Do të ndëshkohen të gjithë , është tërmet më i fortë se ai i Rumanisë. Madje Vettingu do të nisë në fillim nga vetë ne të mazhorancës.

Si ju duket qeveria Rama 2 pa peshën e LSI?
Ne sot me të vertetë kemi fituar që të jemi komod, por shqiptarët presin shumë më tepër . Kemi shansin të qeverisim vetëm dhe PS do të tregojë cfarë kapacitetesh dhe idesh ka por nga ana tjetër edhe përgjegjësia është shumë më e madhe.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme